Hipokrizia ndaj WikiLeaks

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA tha se themeluesi WikiLeaks, Julian Assange, i kishte përlyer duart me gjak", gazetarët e Fox News e quajtën "organizatë terroriste", kurse njëri nga kolumnistët e Washington Post e konsideroi "ndërmarrje kriminale"
Nga Sunny Hundal*
Me tu publikuar dokumentet për Afganistanin
në WikiLeaks, u bë e qartë se skeptikët e zakonshëm do të fillojnë ta sulmojnë
lajmëtarin e jo të diskutojnë për lajmin. Disa kolumnistë ishin më të shpejtë
në shkrepje, duke konkluduar se WikiLeaks po e dëmtonte luftën në Afganistan.
Tash, retorika ka arritur në nivele absurde. Sekretari i Mbrojtjes i SHBAve
tha se themeluesi WikiLeaks, Julian Assange, i kishte përlyer duart me
gjak", gazetarët e Fox News e quajtën "organizatë terroriste",
kurse njëri nga kolumnistët e Washington Post e konsideroi "ndërmarrje
kriminale". Ish-fjalimshkruesi i Presidentit Bush, i cili më parë e kishte
arsyetuar torturën me ujë, tha se donte ta mbyllte këtë web faqe dhe ta sillte
Assange "para drejtësisë" në cilëndo mënyrë. Një redaktor i WikiLeaks
u mor në pyetje nga policia kufitare e SHBA-ve.
Nëse kjo ju duket befasi, atëherë nuk i njihni mirë mendjet e prishura dhe
hipokrite të neokonservatorëve. Por, kësaj çështjeje do ti kthehem pas pak.
Të jem i qartë, gjithmonë e kam mbështetur luftën në Afganistan (por jo atë në
Irak), dhe mendoj se talibanët janë ndër grupet më diabolike terroriste në
botë.
Por, rasti kundër WikiLeaks nuk e meriton këtë hetim kaq të madh. A i ka
rrezikuar ky veprim jetët e afganëve? Kjo është e besueshme vetëm nëse mendoni
se talibanëve iu mungojnë shënjestrat dhe nuk kanë informatorë. Këto dokumente
tashmë kanë qenë në dispozicion të çdo ushtari dhe kontraktuesi në Afganistan.
A e dini kush i ka rrezikuar jetët e afganëve? Forcat e NATOs, për të cilat
është zbuluar se qëllimisht i kanë fshehur shumë raste të viktimave civile. Në
qoftë se do ta diskutonim fshehjen e vdekjes së disa britanikëve, do të kishte
pasuar reagimi i dhunshëm (me arsye). Por, për shkak se ata janë afganë,
establishmenti ushtarak mund të shpëtojë duke u përpjekur ta fokusojë vëmendjen
në lajmëtarin e dështimeve të tyre.
Ka kohë që këtyre njerëzve iu është bërë e qartë se zvogëlimi i viktimave
civile në Afganistan mund të ndikojë gjithashtu në zvogëlimin e sulmeve ndaj
ushtarëve amerikanë. Eh, kush do ta kishte menduar?
Ashiqare, këtu kemi të bëjmë me një çështje më të madhe: me paturpësinë
mendjeturbulluese të lëvizjes neokonservatore amerikane dhe qasjen e tyre
hipokrite ndaj marrëdhënieve të brendshme e të jashtme.
Në njërën anë, ata në mënyrë histerike pretendojnë se Barack Obama është duke e
shkelur Kushtetutën amerikane, por nga ana tjetër me qëllim nuk e respektojnë
pjesën e Kushtetutës ku flitet për lirinë e praktikimit të fesë, pasi e
kundërshtojnë ndërtimin e xhamive të reja. Ata duan ti mbrojnë liritë qytetare
dhe lirinë e shtypit kur myslimanët janë ata të cilëve iu kërkohet të
iluminohen (rasti i karikaturave daneze), por nuk mund ta durojnë mbrojtjen e
të drejtave të njëjta kur bëhet fjalë për ata (Tariq Ramadan, "Literatura
e Urrejtjes", grupet myslimane si Hizb-ut-Tahrir, ndalimi i perçes).
Kundërshtimet e ashpra standarde janë se këta njerëz po e kërcënojnë
ekzistencën tonë, kështu që duhet të bëhen përjashtime. Por, jo vetëm që
pretendimet për ndryshimin e strukturës demografike të Europës nuk janë të
sakta, por e tradhtojnë atë lloj relativizmi moral për të cilin ata gjithmonë i
akuzojnë kundërshtarët e tyre. Siç kam treguar më lartë, vlerat e iluminizmit
dhe liritë qytetare të cilat këta injorantë duan që të mbrohen nga Perëndimi,
fërfëllohen mënjanë në çastin kur kërcënohen interesat e tyre.
Nuk e di nëse është e mundshme të stabilizohet Afganistani nëpërmjet forcave të
NATO-s. E di se talibanët nuk e duan stabilizimin, por vetëm kontrollin e plotë
dhe të përgjakshëm.
Por ne, publiku, meritojmë ta dimë të vërtetën për atë që po bëhet në emrin
tonë, dhe jo vetëm për arsye se po i financojmë këto luftëra të cilat
përfshijnë ushtarë nga shoqëritë tona. Ishte mungesa e transparencës ajo që na
dërgoi në Irak dhe e destabilizoi Afganistanin edhe më shumë.
Tash, pyetja nuk duhet të shtrohet nëse WikiLeaks e ka destabilizuar
Afganistanin, por pse këtyre njerëzve, të cilët na shtynë në fatkeqësitë më të
mëdha të politikës së jashtme të kësaj gjenerate, ende iu kushtohet
vëmendje.
(*) The Guardian
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/opinion/103-opinion/28123-hipokrizia-ndaj-wikileaks","title":"Hipokrizia ndaj WikiLeaks","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")