E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Eksportet Made in Albania u rritën me 65 përqind në korrik

Rritjet ekonomike janë jashtë çdo parashikimi. Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj. Shqipëria kryeson dhe është jashtëzakonisht pozitive se kryeson me një ekonomi reale...

Tiranë, 4 gusht, NOA Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha, është ndalur edhe në zhvillimet e ekonomisë sonë, dhe pikërisht tek eksportet e prodhimeve shqiptare, ku shefi i qeverisë deklaroi se muaji korrik shënoi rritje me 65 përqind të eksporteve Made in Albania.

Kreu i qeverisë, duke iu referuar rritjes ekonomike gjatë korrikut, theksoi se në rrafshin ekonomik, muaji korrik është një muaj me lajme qartësisht pozitive. Dua të informoj qytetarët se treguesi më i ndjeshëm, më i fortë dhe solid i prodhimit janë eksportet. Për muajin korrik, eksportet Made in Albania kanë një rritje prej 65 përqind dhe në këtë rritje, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur nga shiu, pra, nga energjia, por e tëra është rezultat i mundit, punës dhe djersës. Kjo është një arritje shumë e madhe.

Sipas kryeministrit, për tu shënuar është rritja thellësisht pozitive e eksporteve me materiale të importuara.

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë, Berisha, u është përgjigjur rishtas akuzave të opozitës, për humbje të bizneseve të fasonerisë, me fjalët; Ju i keni parë lotët e krokodilit, që u derdhën për fasonët. I ftoj ata që bëjnë hipokrizi, të marrin statistikat dhe të shohin se në 7 muaj ka një rritje prej 29 përqind dhe të mos harrojmë se në tërësi janë që të gjitha prodhime të imta, këpucë, tekstile, janë edhe minerale, por jo më shumë se në masën 17 përqind e eksporteve shqiptare. Ndërsa rieksportet janë industri tekstile, veshje, këpucë etj., nënvizoi sakaq kryeministri.

Kryeministri cilësoi se Kjo do të thotë se ka një rritje të ndjeshme të punësimit.

Ai foli me shifra, ku sipas kryeministrit Berisha, në total, eksporti i 7 muajve kap vlerën e 95.2 miliard lekë, kundrejt 57 miliard të 7 muajve të vitit të kaluar.

Siç e shihni, rritjet janë jashtë çdo parashikimi. Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj. Mund të lundroni në internet dhe të gjeni eksportet e të gjitha vendeve. Shqipëria kryeson dhe është jashtëzakonisht pozitive se kryeson me një ekonomi reale, mundi, djerse, mendjeje dhe muskujsh të njerëzve të saj, përfundoi diskutimin e tij mbi këtë temë, shefi i qeverisë.

mit/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/28111-berisha-eksportet-made-in-albania-u-rriten-me-65-perqind-ne-korrik","title":"Berisha: Eksportet Made in Albania u rritën me 65 përqind në korrik","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›