E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte kandidimi i Bashes heqje qafe e tij

Kryeministri Sali Berisha nuk u terhoq nga vendimi per te kandiduar Lulezim Bashen per kryetar te Bashkise se Tiranes edhe pas vendimit te Edi Rames per te qendruar ne krye te Bashkise edhe nje mandat.


Kandidimi perballe Rames eshte kthyer ne nje shkolle politike brenda PD-se dhe figurat qe kane konkurruar me te edhe pse kane humbur kane formuar me shume personalitet dhe individualitet ne PD se ata qe jane mbajtur ne krahet e Berishes.


I pari prej tyre Besnik Mustafaj eshte nje nga figurat me popullore te PD-se edhe pse ne armiqesi me Berishen i dyti Ngjela eshte larguar nga Berisha por ka deshmuar kurajo politike per tu perballur me te qysh muajt e pare te pushtetit ndersa i treti Olldashi edhe pse e ka tejkaluar luften e ftohte ndaj tij nga grupe te lidhura me familjen Berisha brenda PD-se serish mbetet me i afte ne debatin publik ne raport me figurat e tjera te PD-se.


Lulezim Basha i katerti ne radhe deri me sot nuk ka bere asnje beteje politike. Ai erdhi me rekomandim dhe mbeshtetje te vajzes se Sali Berishes hyri ne qeveri dhe ska ikur me asnje dite prej pushtetit. Kjo eshte beteja e tij e pare politike dhe ndoshta do te jete me e forta e jetes se tij.


Edhe pse optimistet me te medhenj flasin per nje rezultat pak me te mire si Olldashit askush perfshi dhe Berishen nuk mendon me per fitoren e tij por per menyren se si ai do te perballoje betejen dhe cdo behet me te ne te ardhmen.


Ata qe mendojne se humbja e Bashes eshte heqje qafe e tij gabojne. Nese ka nje rast qe Berisha do te kete te drejte morale dhe politike te rimbeshtese Lulezim Bashen eshte rasti kur ai te humbase keto zgjedhje.


I mbetur pa imunitet me dy ceshtje penale te renda nje per vrasje dhe tjetra per vjedhje Basha rrezikon te perfundoje ne qeli nese nuk ka mbeshtetje politike. Ndaj grupet e perfolura kunder tij me ne krye zonjen Topalli kane me shume leverdi ta shohin Bashen fitues se sa nje humbes te heroizuar qe do te rimarre me shume perfitime politike nga sa ka.


Edhe ata qe mendojne se Basha ka shans te fitoje nese ne fushate krijon distance nga Berisha gabojne. Ne tri garat e meparshme dy prej kandidateve kane krijuar nje distance nga Berisha.


Edhe Mustafaj edhe Ngjela sidomos ky i fundit krijoi nje profil teresisht personal ne fushate dhe beri fushate shume te bukur. Bile media e shpalli ate fitues te fushates por Rama ishte prape fitues i zgjedhjeve. Mbajtja larg e Berishes nga fushata e Bashes nuk i shton asnje pike Bashes.


Kjo pikesepari se Basha nuk ka asnje teze politike ndryshe nga Berisha. Por mbi te gjitha Basha ka prioritet kryesor tu thote qytetareve te Tiranes se epersia e tij eshte mbeshtetja nga pushteti qendror i Berishes dhe jo distanca nga ai. Kur kane kandiduar Mustafaj dhe Ngjela Berisha ka qene ne opozite dhe i izoluar dhe distanca nga ai ishte pozitivitet. Me Olldashin dhe Bashen eshte absurditet.


Kandidimi dhe humbja e Lulezim Bashes do te vlejne per Lulezim Bashen me shume se recetat skolastike te nje fitoreje me ide qesharake per Bashe ndryshe nga Berisha. Basha eshte ne prove per te menaxhuar nje beteje elektorale. Kjo eshte beteje e tij jo per te fituar Bashkine por per te fituar PD.


Nese ai ia del te deshmoje fuqi per te konkurruar me liderin e opozites ka nje pasaporte per te vazhduar garen per lidership brenda PD-se dhe ne raport me Olldashin i cili mbetet i vetmi qe ka bere beteja elektorale brenda asaj partie ky ka me shume shanse te ngjitet ne krye pasi ka dhe bekimin e Familjes.


Dhe kaq nuk eshte pak per te. Po te mendosh qe deri me sot gjithcka e ka bere vetem duke e konsideruar Berishen babin e Argites kjo eshte beteja qe noterizon ambicien e tij per te qene pasardhes i merituar. Per me teper kur mendon se ne Shqiperi rruga drejt pushtetit kalon nga kercenimi i prangave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›