E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka: Pallati 12 katësh, hipotekë vetëm karabina

TIRANË- Pas deklaratës së deputetit socialist, Eduart Shalsi, ka reaguar Hipoteka e cila ka sqaruar se godina 12 katëshe ka pasur hipotekë vetëm për ndërtimin e karabinasë.
Sipas Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në vitin 2005, ky pallat është regjistruar si karabina në këtë zyrë, nga ish-Regjistruesi i Tiranës Gazmend Zeneli. Por, në vitin 2007 është konstatuar paligjshmëria e këtij regjistrimi, sepse ky objekt ishte ndërtuar mbi një truall e pronë publike.
"Pas këtij konstatimi, u verifikua se regjistrimi i saj ishte kryer në mënyrë të jashtëligjshme dhe dosja e abuzimit iu dërgua Prokurorisë së Rrethit të Tiranës. ZQRPP sqaron se dosja e kësaj ndërtese vazhdon të jetë ende në prokurori"- thuhet në deklaratë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›