E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi"Pronat, kusht per koalicionin e djathte"

Partia Republikane do ta kete ceshtjen e pronave, si kusht per te qene pjese e koalicionit te djathte. Gjate nje takimi te zhvilluar me Forumin Rinor te Partise Republikane ne Elbasan, kryetari i grupit parlamentar te kesaj force politike, Madhi u shpreh se ky eshte objektivi kryesor i PR. "Mandati i ardhshem do te sjelle zgjidhjen perfundimtare te kesaj ceshtjeje, e cila perben nje detyrim edhe per sa i perket procesit te integrimit ne BE. Per ne republikanet, prona private eshte baza e zhvillimit ekonomik dhe demokratik. Ne kemi mbrojtur me vendosmeri ne Parlament dhe ne qeveri, duke propozuar amendament ligjore dhe debate per kete ceshtje. Ne pranojme me bindje se Shqiperia nuk eshte vendi i pare qe perballet me te tilla sfida, por per fat te keq kemi mbetur te vetmit qe deri me sot nuk i kemi dhene zgjidhjen e duhur ceshtjes se pronave. Sidoqofte statusi per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, do te marre fund me angazhimin e plote te Partise Republikane", ka nenvizuar Madhi. F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›