E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKATRRIMTART

DJE...

Shkaterrimi kjo dukuri e kancerit organik te pushtetit u shfaq si apoteoze e lajthitjes qysh ne fillimet e para te qeverisjes se Partise Demokratike me teorine zero me nje qendrim adhurues ndaj utopise iluzore te shfarosjes se komunizmit. Polaku i mencur e i trishte Zhozef Koradi e shpjegon mjaft qarte ne romanin e tij Ne syrin e Perendimit se si ne cdo kthese te shoqerise njerezore pushteti bie ne duart e fanatikeve mendjengushte dhe hipokriteve tirane. Pas tyre u vjen radha gjithe deshtakeve intelektuale mendjerritur. Keta do te jene prijesit dhe udheheqesit e kohes. Sic e shihni kam lene jashte loje batakcinjte. Te ndergjegjshmit e te drejtet fisniket humanet e besniket vetemohuesit e te zgjuarit edhe mund te fillojne nje levizje te tyre por u iken nga duart. Dhe kjo odise e pushtetit edhe pas 20 vjetesh nen siglen demokraci provon mentalitetin shkaterrues te vlerave qe jane arritur me mundin e djersen 50-vjecare te nje populli te shumevuajtur dhe te vetesakrifikuar. Po te kthesh koken prapa e te shohesh autoret ne fillimet e demokracise flamurtaret e shkaterrimeve te uzinave fabrikave plantacioneve frutore institucioneve historiko-kulturore jane komunistet antikomuniste dhe bijte e kuadrove te sistemit qe u shemb. Te vuajturit te persekutuarit te privuarit e sistemit kane treguar maturi mencuri dhe vetepermbajtje me divizen te ndertojme e jo te shkaterrojme. Etja per pushtet eshte nje ves qe e kafsheron njeriun dhe qe e mberthen fort pas tij duke e bere nje semundje organike. Shume pushtetare te sotem kane humbur dinjitetin njerezor duke provuar me se miri se gjaku dhe pushteti jane dehes. Ata per te mbrojtur piramiden e pushtetit te tyre pasuror mohojne cdo ndjenje njerezore dhe kryejne akte qe shemtojne jo vetem mjedisin politik por edhe ate shoqeror e kombetar. Shqiperia trashegoi nje pasuri te lakmueshme qe po te administrohej dhe te shfrytezohej me efektivitet nuk do ndodhte tragjedia e asfiksimit te ekonomise ne tere segmentet e saj. Teoria famekeqe per ta cuar cdo gje ne zero shkaterroi uzina bashkekohore si Azotiku ne Fier Uzina e Precizionit ne Korce Uzina e Telave ne Shkoder Fabrika e Llambave ne Vlore kater fabrika cimentosh ne Shkoder Fushe-Kruje Elbasan dhe Vloresot ndertojme fabrika te reja cimentosh per afera korruptive e shume e shume fabrika te tjera qe ishin rentabel jo vetem per nevojat e vendit por edhe per eksport dhe zinin fuqine punetore ne pune. Strategjia e shkaterrimit kishte synime te largeta qe vazhdojne edhe sot e do vazhdojne edhe ne te ardhmen. Me shkaterrimin e uzinave e fabrikave te vendit nevojat e popullsise u plotesuan duke marre mbeturinat e Europes qe kishin mbushur magazinat me stoqe disavjecare. Ky profil u ndoq edhe ne sektorin e bujqesise qe kishte arritur ne shume kultura rendimente ne parametrat e vendeve me te zhvilluara perendimore. Mjafton te sjellim ne kujtesen vizuale plantacionet me agrume e ullinj te Lukoves prej 1000 ha nje veper unikale monumentale qe befasonte cdo vizitor te huaj Jonufrin e Vlores bllokun e fiqve ne Berat prej 800 ha me i madhi ne Ballkan vreshtin ne Shtoj te Shkodres 750 ha blloqet me molle ne Korce e Diber e shembuj te tjere pambarim. Te gjitha keto vepra gjigante u kryen me punen e papaguar te rinise nje pune prej sklleverish por nje pasuri kombetare. Ato u shkaterruan jo rastesisht. Ishin interesat e fqinjeve qe agrumet te vijne nga Greqia molla e rrushi nga Maqedonia por nuk mbahet me miell hua shtepia. Kjo masaker ndaj natyres me doren e njeriut demokrat duke prere pemet frutore se deget e tyre ishin te ngarkuara me fruta me ideologji komuniste eshte nje parodi e radhes ne syte e njerezve te qyteteruar.

SOT...

Ne kuadrin e kesaj epidemie jane shkaterruar e vazhdojne te priten pyjet e larta ne Lure qe eshte nje mrekulli e bukurise se natyres shqiptare si dhe ne Puke e Tropoje. Pushtetaret komunare jane pronaret e administrimit te pyjeve dhe njekohesisht autoret e shkaterrimit te tyre. Ne cdo vend te botes denohesh me gjobe te rende po te presesh nje peme pa le me te shfarosesh masive te tera me pyje. Nje aventure tjeter eshte prishja e 400 ha te Pyllit te Sodes per ta kthyer zonen bregdetare ne zone industriale. Por nuk mjafton me kaq keto dite perseri na u shfaq si fantazme VKM Nr. 1146. date 05.08.2008 ku nen perdorimin e Enpower Albania eshte vendosur kalimi i nje siperfaqeje pyjore prej rreth 100 mije ha qe fillon ne Karaburun e mbaron ne Shashice prej siperfaqeve te pyjeve nga fondi pyjor-kullosor kombetar per ndertimin e parkut energjetik. Karaburuni dhe Llogoraja qe vizitore te huajt i kane quajtur perla te Europes dhe kane leshuar mesazhe gjate kalimit te tyre ne shekullin e 14-te Ruajini se po i shkaterruat nuk do tua falin brezat do masakrohen sot nga nje vendim i papergjegjshem i qeverise Berisha. Kjo eshte nje tragjedi dhe perben nje teme me vete. Krimet ndaj njerezve nuk zbulohen se ikin ne drejtim te paditur po krimet ndaj pasurise kombetare ne mes te dites si i motivon pushteti vendor e qendror ...Shkaterrimtaret nuk kane limite e profil politik. Ata shkaterrojne te gjallet dhe te vdekurit. Nuk na eshte shuar nga kujtesa zhvarrosja e varrezave ne Kosine te Permetit me nderhyrje te segmenteve te caktuara greke. Papritmas na u shfaq nje tablo e ngjashme ne Boboshtice te Korces. Shkaterrohen varrezat 200-vjecare te fshatit nga shtetas greke. Nxirren eshtrat e gjysherve dhe baballareve nga nentoka si te jene minerale. Shtetasit greke per nje ushtar qe ka rene gjate Luftes se Dyte Boterore prishin varrezat ndertojne memorial mbajne edhe meshen greqisht si te jene ne shtepine e tyre. Pushteti vendor hesht pushteti qendror ben sehir. Jo vetem boboshticaret qe po se po por cdo qytetar me moral shqiptar ndihet i fyer i perbuzur dhe i percmuar per identitetin e tij. Cnderohet nje fshat i tere injorohet si te jete pagan per nje ushtar grek. Perfaqesuesi i pushtetit ne Korce prefekti profet ben te paditurin dhe nuk eshte i indinjuar per ate veprim cnjerezor te nxjerrjes se kockave te te vdekurve por eshte i indinjuar per djegien e kurorave qe kane vendosur qytetaret greke te memoriali. Me te drejte Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi ate pamje te shemtuar dhe te dhimbshme e quajti nje pamje makaber ne syte e opinionit publik. Sjellja shtetare eshte perdhosur ne kufijte ekstreme te se keqes. Morali i pushtetareve tane ka nevoje per remont kapital.
Teoria e shkaterrimit beri qe te prishej mbikalimi te Zogu i Zi per motive klienteliste te pushtetit. Por nuk u ndal me kaq. U gjend nje profeci e re per te prishur Piramiden se na paska qene Muzeu i Enverit dhe ne pllakat e tij te mermerta fshihet ideologjia komuniste. Ironi therese. Sarkazem provinciale primitive. Korrupsion mediatik. Shperdorim i djerses se shqiptareve te pervuajtur ne skamje dhe varferi therese. Kaq deri sot.

PO NESER...

Shkaterrimtaret nuk e ndalin vepren e tyre deri ckane bere por mendojne cfare do bejne. Filozofia e tyre shkaterruese do zbuloje vepra te tjera te komunizmit. Ato jane te shumta. Atje ku ka punuar e drejtuar Enveri eshte vendi ku punon Kuvendi dhe Kryetarja e saj Topalli dhe perkarshi Kryeministri i vendit Berisha. Me kete strategji edhe ato duhen zhdukur nga kujtesa historike. Strategjia e shkaterrimit do vazhdoje e sdo pushoje kurre se kjo eshte strategjia e tutoreve te pushtetit sot dhe neser per te qendruar ne kembe me patericat e patriceve te tyre. Veprat e komunizmit skane te mbaruar. Do vije nje dite qe shkaterrimtaret ish-komuniste do shkaterrojne vetveten. Aty mbaron dhe paradoksi i shkaterrimtareve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›