E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellumb Kulla Nje milioner ne Fier

Pellumb Kulla i kthehet skenes se teatrit te Fierit pas thuajse dy dekadash per te sjelle para publikut nje komedi te shkruar e drejtuar nga ai vete. Milioneri qe u shfaq premiere te shtunen ne mbremje permes humorit e satires solli edhe nje here ne vemendje probleme aktuale qe karakterizojne shoqerine tone. Por nuk solli vetem kaq. Pas nje kohe te gjate angazhoi aktoret e teatrit dhe hapi dyert e tij. Ashtu sikunder solli edhe nje here para publikut edhe aktore te larguar Arqile Lipen e Astrit Hasanin.

Ktheheni ne Fier pas thuajse dy dekadash. Si e shihni sot teatrin e qytetit dhe a mendoni se ka fuqi reale per te ndryshuar dicka jo vetem ne aspektin lokal por edhe me gjere

Ne pergjithesi kur njeriu eshte mysafir eshte edhe i sjellshem dhe perdor nje fjalor me te zgjedhur per te mos lenduar asnje. Une konstatoj me dhimbje se ka humbje te madhe ne tere organizimin e disiplinen te cilat u munduam ti permiresojme dhe ti sjellim perseri. Kjo vjen pasi ne keto kohera marredheniet aktorndashpune jane bere me te komplikuara. Por nuk dua ti hyj kesaj teme. Megjithate mendoj se teatri mund ta marre veten. Mendoj se ka nevoje edhe per aktore te rinj. Une shikoj se thuajse e gjithe vemendja eshte perqendruar ne Tirane.

Skena e teatrit Bylis prej me shume se nje viti nuk ka vene pjese te re ne skene dhe shkak per kete eshte mungesa e buxhetit. Ju ndiheni i privilegjuar qe keni mundur te vini nje veper ne kete skene

Them se kjo duhet te ndodhe me te gjithe dhe do te me vije keq ne rast se dyert jane hapur vetem per mua.

Zoti Kulla cfare ka ne qender te saj komedia Milioneri

Milioneri ka ne qender nje fabul te thjeshte mbi nje plak qe e kane braktisur femijet e qe jeton thuajse i harruar duke u bere balle veshtiresive te jetes. Ai vendos ti jape fund jetes por pikerisht ne castin kur pi helmin shpallet fitues i nje lotarie me nje shume mjaft te madhe parash. Kjo rastesi nga ato qe ndodhin nje here ne nje mije vjet e shtyn plakun te beje te pamunduren per rifitimin e shendetit. E gjithe komedia zhvillohet rreth kesaj ngjarje.

Per komedine Milioneri vec aktoreve te vjeter te teatrit te Fierit te cilet kane vite qe nuk jane ngjitur ne skene keni marre edhe elemente te cilet nuk kane te bejne me teatrin. Perse kjo zgjedhje

Ne vetvete pjesa mbeshtetet kryesisht te njerezit me pervoje madje me shume pervoje. Ne te gjitha ndermarrjet e ndryshme artistike kerkohen edhe elemente te rinj. Vete prania e Arqile Lipes ketu si artist i njohur dhe si artist i merituar me titull vjen nga nje pervoje e tille vjen nga nje pune e zakonshme e perditshme por edhe nga deshira per tu angazhuar. Ne kete drejtim asnjehere nuk duhen perbuzur te tilla pervoja. Megjithate une mendoj se shume nga aktoret e kesaj pjese kane dhene dhe kane fituar dicka dhe premtojne per te ardhmen.

Pallati 176 ende sot eshte nje prej kulmeve te komedise shqiptare. Pretendoni qe me Milionerin te kaperceni suksesin e kesaj vepre

Mire do te ishte te kapercehet por problemi eshte se Pallati 176 hyn ne repertorin me te mire te Teatrit Kombetar ashtu sikunder edhe shume komedi te tjera te cilat thuajse nuk ekzistojne ne arkiva. Ne kemi shume gjera per te cilat shteti duhet te bente me shume. Bylisi ka vuajtur nga kjo harrese arkivi. Permend ketu komedine tjeter te Fierit qe nuk eshte filmuar per shkak te kohes dhe te turbullires se nderrimit te epokave E bukur shtepi e vjeter ku aktori Astrit Hasani nga aktoret baze te teatrit tone kishte nje rol te suksesshem te mrekullueshem. Ajo ka qene nje komedi shume shume e mire. Une pata fat qe me rastin e Milionerit te ktheja ne skene dy artiste te larguar e te munguar si Astrit Hasani dhe Arqile Lipe cka me jep edhe garancine e suksesit te vepres sime te re.

Milioneri do te shfaqet vetem ne Fier

Ne shpresojme qe te shetisim me shfaqjen ne disa qytete duke filluar nga Tirana Vlora Elbasani Korca etj. Deshirojme qe shfaqja te mbetet jo vetem ne arkivin e teatrit te Fierit por edhe te repertorit kombetar.

Eumlshte vendosur te ngrihet nje teater i humorit a do tju shtynte kjo te ktheheshit ne Shqiperi

E pershendes iniciativen e Kryeministrit. Me duket vertet me shume interes dhe uroj qe ai kesaj ideje ti shkoje deri ne fund. Nese do te realizohet sigurisht qe do te kthehesha me shume deshire.

Se fundi cfare shpresoni te sjelle kjo veper per teatrin dhe publikun fierak

Shpresoj qe te jete ky nje ritakim midis nje trupe qe ka gjenerate te arte aktoresh dhe me publikun qe gjithnje e ka vleresuar artin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›