E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi, bashkia e Tiranës leje përdorimi për 11 objekte

11 pallate në qytetin e Tiranës janë pajisur së fundmi me hipotekë, ndërkohë që shumë të tjerë janë drejt përfundimi të proçesit. Sipas kreut të Tiranës Basha, paisja me dokumenta është fundi i një sage të gjatë me pasoja jo vetëm për ndërtuesit, por edhe për pronarët.

Duke i kërkuar ndërtuesve të plotësojnë të gjitha detyrimet e tyre, ai deklaroi se hipotekimi do të gjenerojë më shumë investime.
 

Në takimin që kryetari i bashkisë Lulëzim Basha organizoi me dhomën e tregëtisë dhe industrisë dhe shoqatën e ndërtuesve ai premtoi se prenda 6 mujorit të parë do të përmbyllet plani urbanistik.
 

Burokracia e paisjes me dokumenta, sipas kryebashkiakut është më e vogël, ku sipas tij më parë kërkoheshin 34 dokumenta. Hipotekimi i apartamenteve ka qënë një nga premtimet elektorale të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, përgjatë fushatës së tij elektorale.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›