E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Vetëvendosja do të fundoset, por jo edhe Kosova

Kryeministri Hashim Thaçi nuk është penduar për deklaratat e tij të djeshme drejtuar “Vetëvendosjes” ndërsa ka theksuar se mesazhet e saj janë shumë të këqija në kohën kur sipas tij vendin gjendet në proceset integruese.
“Paralajmërimet e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillime apo reagime të dhunshme për të marrë në kontroll, në mënyrë formale, kufijtë e Kosovës, janë mesazhet më të këqija të mundshme që mund t`i ndodhnin Kosovës në këtë kohë, tejkalojnë çdo autoritet kushtetues, legal dhe moral. Paralajmërimet e tyre për veprime të dhunshme, janë diçka që më së paku i duhej Kosovës në këtë kohë. Nuk është në rolin opozitar, por të një grupi joformal, pa ndonjë objektivë në kuptimin e reformave, por plotësisht kundër-kushtetues, ligjor, anti-reformator”, ka thënë Thaçi.
Ai paralajmëroi se nuk do të lejojë që zhvillime të tilla të dhunshme nga krerët e kësaj partie të jenë pamja e Republikës së Kosovës, në përmbyllje të vitit të katërt të pavarësisë.
“Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, që t`i quaj “Vetëfundosje”, do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë. Nuk do të lejojmë gjithashtu qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë. Shteti i Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe këta krerë morën përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë mes të tjerash Thaçi.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›