E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj, vizitë zyrtare në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj të enjten do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
 

Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Hoxhaj do të zhvillojë takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, si dhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe akademike në Shqipëri.
 

Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet për format konkrete të thellimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat dhe për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes dy qeverive, në avancimin e axhendës integruese evropiane të të dyja vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›