Hipotekimi i banesave nenshkruhet memorandumi

Në Bashkinë e Tiranës u nënshkrua sot një memorandum mes kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, ministrit të Transporteve dhe ministrit të Drejtësisë, për hipotekimin e banesave.
"Kemi nënshkruar sot një instrument shumë të rëndësishëm për të realizuar një prej premtimeve të bashkisë, atë të hipotekimit të banesave në kryeqytet", tha Basha.
Sipas tij, ka nisur puna për t'i dhënë titullin e pronësisë mijëra familjeve që jetojnë në apartamentet ende të pahipotekuara.
Basha theksoi se banorët që kanë blerë apartamente në pallatet, projekti i të cilëve ka ndryshuar gjatë zbatimit, nuk do të privohen nga e drejta e pronësisë, ndërsa përgjegjësia do të bjerë mbi pronarët e ndërtesës apo ndërtuesit.
Prona me shtesa
Në një numër të madh rastesh, pronat urbane në Shqipëri kanë shtesa pa leje. Shtëpitë njëkatëshe apo dykatëshe kanë kryer dhoma shtesë në oborr, qoftë para viteve ‘90, qoftë pas, dhe këto shtesa rezultojnë pa leje e të paregjistruara, pavarësisht se nuk ka konflikt pronësie.
Në zonat urbane ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm rastesh që një pronë nuk ka njohur freskim të titullit të pronësisë në regjistra tashmë prej dekadash, për shkak se pronarëve nuk u është nevojitur rifreskimi.
Në këtë rast, procedurat nëpër hipoteka janë rraskapitëse dhe kërkesat janë në kufijtë e absurdit. Për të plotësuar regjistrin, kërkohen nga pronari dokumente të llojit, kontratë shit-blerjeje e vitit 1924, apo kërkohen dokumente ligjore me standardet e ditëve tona, pavarësisht se shteti nuk ka punuar me të njëjtat standarde para 20 apo 50 vjetësh.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Tiranë, ndryshon sheshi Skëndërbej
Bashkia e Tiranës nis punimet në sheshin Skëndërbej për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.
Dhunohet Top Channel!
Polica bashkiake në vend që të pengojë ndërtimet pa leje, bëhet palë me abuzuesit të cilët ndërtojnë në një pronë private të kontraktuar me qira nga Top Channel me Ministrinë e Ekonomisë tek ish-ambientet e Kinostudios Shqipëria e Re, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Taksa e paligjëruar e arsimimit
Xhovani Shyti - Hapja e dyerve të sistemit shkollor parauniversitar, përpara mijëra prindërve ka ngritur pyetjen nëse do ta paguajnë edhe këtë vit taksën e paligjshme prej dhjetë mijë lekësh? Sepse ka disa vite radhazi që kjo taksë e pashpallur, pra e paligjëruar, u zhvatet prindërve, duke vënë në sedër fëmijët, edhe pse e drejta e arsimimit në nivelin shkollor parauniversitar, ligjërisht është falas. Bulqizë, minatorët vijojnë grevën
Ka hyrë në ditën e dyte greva e urisë të 10 minatorëve te Bulqizës. Kjo eshte greva e dytë e urisë që minatorët organizojnë këtë herë në një lokal në hyrje të minierës së kromit në Bulqizë. Shqip - Çfarë po ndodh në Bulqizë?
Drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu ka deklaruar në emisionin “Shqip”, në Top Channel, se pas veprimeve të sindikatës ka interesa personale.
Lajmet kryesore
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Clinton: Anuloni marrëveshjet me Teheranin
Beteja e humbur me korrupsionin
PE: Qeveria, presion TCH me piramidën
Kosovë, arrestohen 13 serbë