Milan zhgenjen serish edhe Juve barazim

Janë luajtur edhe ndeshjet e tjera të javës së tretë të Serisë A, ku ka zhgënjyer sërish Milani edhe pse ka marrë një pikë nga barazimi 1-1 me Udinezen në San Siro.
Kampionët e Italisë janë paraqitur në këtë takim me 13 mungesa, e si rrjedhojë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi.
Di Natale shënon në minutën e 30-të pas një gabimit të Abiatit në kontrollimin e topit, e me këtë rezultat 0-1 janë mbyllur 45 minutat epara.
Në pjesën e dytë El Sharaui, zëvendësuesi i Patos që u dëmtua, shënon golin e tij të parë zyrtar me Milanin duke e shpëtuar nga humbja në fushën e tyre.
Në barazim është mbyllur edhe ndeshja tjetër mes Juventusit dhe Bolonjës. Vucinic në fillim zhbllokon rezultatin duke shënuar në minutën e 29-të ndërkohë që del me kartonin e kuq në mbyllje të pjesës së parë.
Në të dytën Portanova shënon golin e barazimit për Bolonjën duke përfituar nga një hutim i mbrojtjes bardhezi. Rastet e tjera për Juventusin nuk kanë rezultuar të suksesshme deri në mbyllje të takimit.
Ndërkohë Lacio i është rikthyer fitores duke përmbysur rezultatin. Golit të Mutus në minutën e 14-të i kundërpërgjigjet Hernanez në minutën e 48-të dhe Klose pak minuta më vonë duke i dhënë tre pikë të rëndësishme kryeqytetasve. Në këtë ndeshje luajti disa minuta edhe shqiptari Lorik Cana. Lojtari kuqezi u fut në lojë në minutën e 87 duke zëvendësuar Brokin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Primera Division. ngec Barca e Reali
Barcelona dhe Reali kanë barazuar në transfertë respektivisht ndaj Valencias dhe Racing Santander duke marrë vetëm nga një pikë në javën e 4 të Primera Division. Anelka: Do doja të qëndroja tek Chelsea
Nicolas Anelka mund të lërë Chelsea. Kështu është shprehur Andrè Villas Boas në konferencën e fundit për shtyp, ku ka deklaruar se francezi mund të niset përpara skadencës së kontratës me Blues në qershor.
Inter, shkarkohet trajneri Gasperini
Gian Piero Gasperini nuk është më trajneri i Interit. Milan, lind ideja Krasic
Milan vazhdon të projektojë të ardhmen dhe mesfusha është reparti që duket se ka nevojë më shumë për përforcime. Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 14 vende
Shqipëria ka zbritur në vendin e 71 të renditjes së FIFA-s, të publikuar të mërkurën nga organizmi drejtues i futbollit botëror.
Lajmet kryesore
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Clinton: Anuloni marrëveshjet me Teheranin
Beteja e humbur me korrupsionin
PE: Qeveria, presion TCH me piramidën
Hipotekimi i banesave, nënshkruhet memorandumi
Kosovë, arrestohen 13 serbë