E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove arrestohen 13 serbe


Policia e Kosovës ka arrestuar 13 serbë për hyrje ilegale në Kosovë dhe transportimin e lëndës së parë për kombinatin Trepça.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, bën të ditur Telegraf. Mësohet se fjala është për 13 shoferë të sipërmarrjes serbe Eurokop nga Rashka, të cilët eksportojnë koncentrat të minierës Trepça për në Zvicër.

Pasditen e së mërkurës në afërsi të fshatit Lupç, në rrugën Besianë-Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ndërmori një aksion kundër mauneve me mallra të Serbisë.

Aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i Beogradit dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme.

Vetëvendosje e konsideron të gabuar dhe të dëmshme tregtinë e lirë me Serbinë.  

“Nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare pa patur marrëdhënie politike. E nuk mund të ketë marrëdhënie politike para se Serbia ta njohë Kosovën, gjë që nënkupton së pari një kërkesë falje, së dyti kompensim të dëmeve të luftës, së treti kthimin e të humburve”, deklaron Vetëvendosje.

Kjo lëvizje ka nisur prej kohësh aksionin “Duaje tënden! Blej Shqip!”, një nismë kundër produkteve serbe që hyjnë në Kosovë dhe që promovon mallrat vendase.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Top Show, sprova e Veriut
Vendimi për ndërmarrjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, ka qenë një vendim i qeverisë kosovare, pa konsultime të mëhershme me ndërkombëtarët. VV përmbys maunen serbe
Pasditen e së mërkurës në afërsi të fshatit Lupç, në rrugën  Besianë-Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ndërmori një aksion kundër mauneve me mallra të Serbisë. Me shqiptarët në Mitrovicën e Veriut
Në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut jetojnë mbi 60 familje shqiptare. Banorët e zonës ankohen për mungesë të ushqimeve, mungesë të qarkullimit dhe mungesë të shërbimit mjekësor. Prishtinë, Limaj sërish në prokurori
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj është paraqitur të mërkurën në Prokurorinë Speiciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve mbi dyshimet për shpërdorim detyre gjatë kohës që menaxhonte Ministrinë e Transporteve.
Thaci: Në veri do të rikthehet rendi dhe ligji
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci deklaroi se Kosova është e pavarur dhe sovrane, ndërsa theksoi se nuk do të ketë ndarje të veriut, por aty do të rikthehet rendi dhe ligji.


Lajmet kryesore

SHBA, presion Tiranës për Iranin
Clinton: Anuloni marrëveshjet me Teheranin
Beteja e humbur me korrupsionin
PE: Qeveria, presion TCH me piramidën
Hipotekimi i banesave, nënshkruhet memorandumi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›