E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen pasaportat e vjetra

Data 28 shkurt 2012 do të jete dita e fundit që shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë jashtë Shqipërisë me pasaportat e vjetra.

Me nje propozim te ministrit te Brendshem Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur ta nxjerrë dokumentin identifikues të shqiptarëve jashtë funksionit, duke lënë të vlefshem pas kësaj date, për të udhëtuar jashte vendit, vetëm pasaporten e re biometrike.

Sipas Ministrisë së Brendshme janë shperndare deri me tani 2 milionë e 116 mije pasaporta biometrike, ndersa jane prodhuar 2 milionë e 150 mije te tilla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›