Qendra kulturore Tirana ka nisur sezonin artistik per vitin 2012

Qendra kulturore “Tirana” ka nisur sezonin artistik për vitin 2012 me komedinë "S'ka burrë që tradhton gruan time". Kjo shfaqje është vënë në skenë nën regjin e Milto Kutali dhe ku interpretuan aktorët, Guri Koço, Armela Demaj, Florian Agalliu. Subjekti i komedisë ka në qendër një grua dhe të dashurin e saj dentist, të cilët kanë thurur intrigën për të mbytur në vaskë bashkëshortin e saj. Gjithçka funksionon perfekt dhe ai vjen, madje edhe i ndihmon ata, sepse nuk beson se plani për eliminimin e tij do të funksionojë. Pol zbulon se e shoqja është tradhtuar nga dashnori i saj dhe i mbush mendjen gruas që të mos e vrasë veten, por të vrasin të dashurin e saj. Pol do hakmarrje, pasi për të ajo që nuk falet është: "Ska burrë që tradhton gruan time". Arlena pasi i ka lënë të dy, Pol dhe Michell, thurin intrigën dhe përgatisin trekëmbëshin për gruan që i ka tradhtuar. Litari këputet në momentin final. Situatat nga më komike të shfaqjes pasojnë njëra-tjetrën duke e përfshirë publikun në një realitet tjetër, për më shumë se 1 orë e 30 minuta në Teatrin e Metropolit, në një shfaqje me skenografi të Kastriot Rroshit. Kjo shfaqje do vijë për publikun edhe këtë fundjavë.
Teatri i Metropolit edhe për këtë sezon një vëmendje të veçantë do t’i kushtojë edhe shfaqjeve për fëmijë ku do të fillojë që me daten 7 dhe 14 janar shfaqja "Tomi, Xherri dhe Spajku", "Maçoku me çizme". Ndërsa në cirkun e Tiranës çdo të shtunë dhe të dielë, për të gjithë ta pasionuarit e cirkut do të vijë shfaqja “ Thesaret e Cirkut".