E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet me dhune "Benz"-i, dy ne pranga

Tirane - Grabitje me dhune ne mes te kryeqytetit. Dy te rinj kane grabitur me dhune makinen e nje qytetari, ku ky i fundit i ka denoncuar ne polici. Fatjon Halili dhe Sokol Sula, jane arrestuar nga policia, per vjedhjen e makines. Policia e Tiranes tha se specialistet e Seksionit Kunder Vjedhjeve te Automjeteve, kryen arrestimi ne flagrance te Fatjon Halili, 20 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane si dhe Sokol Sula, 21 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Kamze, Tirane. Burimet thane se, jane ndaluar pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur me dhune automjetin tip "Benz 300" prone e qytetarit K. K., nga Tirana. Mbi dy te rinjte, rendon akuza e "vjedhjes me dhune" ne bashkepunim. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare dhe autoret e dyshuar jane identifikuar menjehere, duke rene ne pranga. Dosja ndaj tyre, eshte derguar ne Prokurorine e Tiranes, tha policia. Efektivat e Komisariatit nr. 3, kane arrestuar ne flagrance Olsi Lesko, 26 vjec. Ai eshte vene ne pranga pasi eshte kapur ne flagrance duke vjedhur ne dyqanin e qytetarit, B. XH. ne rrugen e Durresit. Te riut, i jane sekuestruar 4 pale kepuce me vleren e 18 mije leke. Nderkaq eshte bllokuar dhe nje makine qe dyshohet te jete e vjedhur. Ne afersi te "Piaces" policia ka bere bllokimin e automjeti fuoristrade tip "Audi Q7", me targa CT 033 D. Bllokimi i ketij mjeti u be pasi nga verifikimet paraprake rezulton i vjedhur ne Serbi.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›