E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hiqen vizat me Republikën Domenikane për pasaportat diplomatike

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen për heqjen e vizave me Republikën Domenikane, për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe ato zyrtare.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, “Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Domenikane, për heqjen e vizave për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe zyrtare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›