E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave liroi sot nga detyra zëvendësministren e Financave, Vasilika Vjero.

Vendimi u mor pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vjero mbante postin e zëvendësministres së Financave prej datës 14 shkurt 2020.

Më herët ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›