Hiqet nga tregu produkti higjenik me pamjen e flamurit të Ukrainës
Kompania gjermane, Henkel ka tërhequr një produkt të saj, më sakt një dizinfektues tualeti nga tregu i Evropës lindore pasi Ukraina është ankuar se produkti e ka pamjen e flamurit kombëtar të këtij shteti, raporton Reuters
Reklama e shfaqur e produktit, Bref Duo Stick që është transmetuar në Rusi javën e kaluar e ka tërhequr vëmendjen e banorëve të Ukrainës, një pjesë e madhe të cilëve i përcjellin programet e televizioneve ruse.
Gjatë reklamës shihet një femër e cila e vë produktin në fjalë me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës në guaskën e tualetit, për pastrimin e kësaj të fundit.