E Diel, 1 Nëntor 2026

Shumica e izraelitëve nuk besojnë se do arrihet paqja

Rreth 80 % e hebrenjëve të Izraelit besojnë se një marrëveshje paqësore me palestinezët është e pamundshme.

Të dhënat janë marrë nga një sondazh i publikuar të premten, dy ditë pas vazhdimit të negociatave izraelito-palestineze raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Të pyetur nëse kësaj radhe do të arrihet një marrëveshje finale që do i jap fund konfliktit, 79.7 përqind e të anketuarve kanë thënë jo dhe vetëm 6.2 përqind kanë thënë po.

14.1 përqind nuk kanë shprehur asnjë opinion.

Sondazhi i publikuar është realizuar nga instituti për kërkim i Izraelit, Hagal Hahadash ku janë pyetur 500 izraelit.

Të pyetur në lidhje me lirimin e të burgosurve palestinez për vazhdimin e negociatave, 77.5 përqind e të anketuarve kanë thënë se nuk pajtohen me këtë vendim.

Izraeli ka liruar 26 të burgosur të mërkurën disa orë para se bisedimet të vazhdonin në Jerusalem. Ky është grupi i parë prej 104 të burgosurve që pritet të lirohen përgjatë negociatave.

62.9 përqind e të anketuarve kanë thënë se ata më me dëshirë do të donin që qeveria të ndalojë njëherë ndërtimin e objekteve të reja të banimit për izraelitët se sa të lirohen të burgosurit palestinezë.

Bisedimet e fundit të paqes, ato të shtatorit të vitit 2010 u ndërprenë për shkak të ndërtimeve të reja izraelite që edhe kësaj radhe ka zemëruar negociatorët palestinezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›