Hiqni imunitetin. Arvizu Pengon hetimin e zyrtareve
Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope qe kufizon me imunitet hetimin e zyrtareve te larte shtetërore dhe për partnerët ndërkombëtarë nevojitet ndryshim urgjent i ligjit për imunitetet. Shqetësimi është përsëritur edhe sot nga ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, gjatë ceremonisë përmbyllëse për Programin e Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë. Ai u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të bëjnë ndryshimet përkatëse ligjore, në mënyrë që lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave të mos përballet me pengesa.
“Diskutimi për ligjin për imunitetin në Shqipëri nuk është asnjëherë i plotë. Shqipëria është e vetmja që kufizon të gjitha hetimet mbi zyrtarët publikë përmes imunitetit. Kam shprehur shqetësimin se është i vështirë të kryesh hetime tek zyrtarët me imunitet prandaj ju inkurajoj që të ndryshoni ligjet për hetimin e zyrtarëve”- tha Arvizu.
Por për prokurorinë shqiptare faji mbetet tek mungesa e vullnetit politik. Duke iu referuar deklaratave të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve, kryeprokurorja Rama bëri me dije se organi i akuzës ka mbajtur qëndrimin e saj.
“Ne e kemi mbajtur qëndrimin tonë në lidhje me imunitetin. Ka qenë vërtet një pengesë për hetimin. Kemi dhënë edhe propozime konkrete se si mund ai të kufizohet, por kjo ngelet një çështje e vullnetit politik. Nuk është një çështje që zgjidhet nga prokuroria”- tha Rama.
Sakaq sipas strukturave ligjzbatuese ne ministrine e Financave, por dhe ne Inspektoriatin e Larte te Kontrollit te Pasurive mjaft funksionarë te larte jane vene ne hetim. Aktualisht ndaj tetë zyrtarëve të lartë kanë nisur hetimet nën akuzën e pastrimit të parave.
“Gjatë vitit 2011 nga institucionet e varësisë së ministrisë së Finacave janë analizuar dhe dërguar për investigim një numër i konsiderueshëm i rasteve të dyshuara. Këtu spikasin të ardhura të siguruara nga veprimtari korruptive të personave të ekspozuar politikisht në nivele të larta”- tha ministry i Financave, Ridvan Bode.
“Zyrtarë të ndryshëm janë vendosur përballë përgjegjësive ligjore për përfshirje të tyre në afera korruptive, ndërkohë që çështje të tjera janë në hetim”- tha kreu I ILDKP, Ardriatik Llalla.
Ne ceremoni u diskutuan dhe arritjet e grupeve te perbashketa te hetimit ndersa u kerkua me shume bashkepunim mes institucioneve.
Jul Kasapi