Zgjedhjet presidenciale ne France gare e ashper e socialisteve

Socialistët francezë nisën procesin e përzgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, i cili do të konkurrojë përballë presidentit aktual, Nikolas Sarkozi. Një protestë para selisë së partisë, i ka dhënë kolorit këtij starti, pasi biznesmeni rebel, Rashid Nekaz, në mënyrë simbolike derdhi 10 mijë euro në monedha në dyshemenë përpara zyrave. Bëhet fjalë për një protest kundër planeve të Partisë Socialiste t’i detyrojnë votuesit të paguajnë një euro në mënyrë që të kenë të drejtën e votimit në përzgjedhjen e kandidatit.
Gjithsesi, edhe pse duhet të paguajnë një euro, kjo përbën herën e parë në historinë e socialistëve francezë që çdo votuesi të mundshëm do t’i lejohet të thojë fjalën e vet për kandidatin presidencial.
Ndërkohë, në mesnatë skadoi afati i dorëzimit të dokumentacionit nga ana e kandidatëve, që pritet të jenë gjashtë. Analistët thonë se vetëm dy prej tyre janë favoritë, ish- liderja socialiste, Martin Obri dhe paraardhësi i saj, Fransua Holland.