E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet Skenderbeu. Qipriotet fitojne 0 me 2

Skënderbeu provon humbjen e parë sezonale në Korçë, pikërisht në ndeshjen që nuk duhej. Me statusin e kampionit, por me drojën e theksuar të fillestarit, Skënderbeu reziston vetëm 45 minuta, për t’iu dorëzuar qipriotëve të Apoel Nikosia, që hedhin kështu një hap pothuaj vendimtar drejt kualifikimit në raundin e tretë.

Që nuk do të ishte e lehtë për bardhekuqtë u kuptua në 10 minutat e para, kur Apoel koleksionon tre mundësi shënimi. Bonaventura në fillim me kokë drithëron Shehin, që vetëm shoqëron me vështirim, ndërsa më pas Riberio dhe kapiteni i Apoel falin korcarët, që lënë për të dëshiruar në prapavijë.

Pak reagime nga skuadra e Duros, që mundohet të shfrytëzojë shpejtësinë e Dos Santos, por shpresat e rezistecës pa gola të pjesës së parë, shuhen shumë shpejt. Në një 4 minutësh fatal Apoel ndëshkon dy herë Skënderbeun, që inkason një 1-2 të frikshëm, që i kondicionon edhe garën e mbetur. Morais kalon në avantazh Apoel në minutën e 52, ndërsa një gol spektakolar i Manduca mbyll llogaritë.

Asgjë për të bërë për Shehin dhe të tjerët, megjithë mbështetjen e zjarrtë të tifozerisë korçare, që ndjente së tepërmi emocionet e Ligës së kampioneve, kompeticion që i mungonte qytetit prej 78 vjetësh.

Mbyllet 0-2 në Korcë dhe të mendosh kualifikimin në Qipro kundër një Apoeli kështu, bëhet vërtetë e pamundur.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›