E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Situata e krijuar nga emetimi i hirit vullkanik nga mali Etna ka vijuar të shkaktojë probleme në transportin ajror, me pezullimin e të gjitha fluturimeve në mbërritje dhe nisje në aeroportin ndërkombëtar “Vincenzo Bellini” të Catanias, për të tretën ditë radhazi.

Ndalimi i fluturimeve, i cili fillimisht ishte parashikuar të zgjaste deri në mesditën e sotme, është zgjatur deri në orën 23:59, për shkak të mbylljes së dy hapësirave ajrore, C1 dhe B3.

Lajmi është bërë i ditur nga SAC, kompania që administron aeroportin e Catanias, e cila u ka bërë thirrje pasagjerëve të verifikojnë statusin e fluturimit të tyre pranë kompanive ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit.

Pezullimi i fluturimeve vjen si masë sigurie për shkak të pranisë së hirit vullkanik të emetuar nga Etna, i cili mund të përbëjë rrezik për operimin normal të avionëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›