Hiri vullkanik Gjermania mbyll fluturimet

Reja e Grimsvotën mbyll dhe hapësirën ajrore gjermane. Që prej mëngjesit në aeroportet e Hamburgut, Bremenit dhe Lubekut nuk lejohen të nisen dhe të ulen avionë. Gjatë ditës u mbyll dhe aeroporti i Berlinit e diskutimet vijojnë për hapësirën ajroire mbi Hanoverin.
Reja e hirit vullkanik nuk dihet për sa kohë do të mbajë të mbyllur aeroportet, por meteorologët thonë se presin që nga fundi i javës të ndalet shpërthimi i llavës në Islandë.
Zëdhënësi i kompanisë kryesore të fluturimeve në Gjermani, Lufthansa, ka thënë se anulimet sot mund të shtrihen në 150 fluturime.
Një ditë më parë, reja vullkanike çoi në anulimin e rreth 500 fluturime. Të prekura ishin para së gjithash lidhjet prej dhe për në Angli, Skoci dhe Irlandë të Veriut.
Edhe Danimarka dhe Norvegjia patën pengesa. Në orët e pasdites Komisioni Europian bëri të ditur se hapësira ajrore europiane do të mbetet e hapur.
Grimsvotni, vullkani më aktiv i Islandës, shpërtheu të shtunën e ekpertët thonë se tani në një masë të madhe shpërthimi ka humbur fuqinë.
Delina Bitraku