E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet Oklahoma rritet numri i viktimave nga tornadot

Tornadot godasin Oklahomën duke lënë pas ndërtesa të shkatërruara e pemë të shembura përtokë, ndërsa Midwesti amerikan përballet me një sezon stuhish tejet dinamik.

Për shkak të erës së fortë e shirave të stuhishëm, kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa meteorologët japin alamin për të tjera stuhi që pritet të godasin zonën. Ndërkohë rritet dhe më numri i viktimave në Joplin, Missouri. Bilanci më i fundit flet për 124 persona të vdekur e disa qindra të plagosur.

Bëhet fjalë për tornadon më vdekjeprurëse në 64 vjet. Autoritetet në Joplin kanë dhënë alarmin për të zhdukurit numri i të cilëve mbetet mjaft i lartë. 1500 persona janë ende të zhdukur. Ndërtesat e shkatërruara në qytet janë mbi 2 mijë e kërkimi i të humburve vështirësohet dhe më nga shkalla mjaft e lartë e shkatërrimit Tornado Misso.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›