E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiroshimës dhe Nagasakit u thuhet Jo për Olimpiadat

Hiroshima, 25 dhjetor, NOA Kandidaturat e Hiroshimës dhe Nagasakit mbi propozimin për të bashkë-organizuar Lojërat Olimpike 2020 janë hedhur poshtë. Siç pritej nga shumë njerëz, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka konsideruar se ky vend i dyfishtë është i papajtueshëm me Kartën Olimpike, e cila kërkon që një qyteti normal të organizojnë ngjarje të tilla me gara që arrijnë deri në qindra kilometra.

Ishte vetë kryetari i Komitetit Olimpik japonez, Tsunekazu Takeda, i cili i informoi kryetarët e bashkive të këtyre dy qyteteve mbi rrëzimin e kërkesës së tyre duke pohuar se ato plotësojnë vetëm kërkesat minimale. Ndërkaq, pretendentë për këtë eveniment të madh mbeten Çikago dhe Rio de Janeiro në vitin 2016. n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›