E Shtunë, 31 Tetor 2026

Histori rrëqethëse në Kurrë më

Nën titullin Kurrë më erdhi premiera e radhës në skenën e Teatrit të Prishtinës. Libri i Sanije Gashit Histori të tmerrit 1998-99, ka frymëzuar realizimin e një shfaqjeje proteste, me titull Kurrë më. Kjo shfaqje është e bazuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që rrëfyen histori rrëqethëse.

 Rrëfimet e paraqitura në këtë shfaqje janë nga rajone të ndryshme të Kosovës. Kurrë më përmban 6 monologë, të cilat i rrëfejnë 6 aktore të njohura kosovare: Safete Rogova, Kumrie Hoxha, Aurita Agushi, Egzona Ademi, Florentina Ademi dhe Leonora Hasani interpretuan në skenë për publikun, duke përcjellë një realizim me vlera artistike në skenën teatrore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›