Prifti i vë drynin Marinzës, 2 mijë punëtorë në rrugë
Mbi 2 mijë punonjës të Ndërmarrjes së Prodhimit të Naftës Marinëz i janë shtuar armëtës së të papunëve në Fier. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti urdhëron mbylljen e Ndërmarrjes së Prodhimit të Naftës Marinëz, për pasojë 2 mijë punonjës të kësaj ndërmarrjeje, prej disa ditësh figurojnë të papunë. Naftëtarët pohojnë
se drejtues të kompanisë Albpetrol, kanë vënë në zbatim urdhrin e ministrit Prifti, sipas të cilit që më 1 mars i duhej vënë dryni kësaj ndërmarrje. Shkaku ka qenë ulja e prodhimit të naftës bruto dhe shitja e saj tek firmat e huaja që operojnë në këtë fushë. Lajmi konfirmohet nga shumë punonjës naftë të kësaj ndërmarrje, ndërkohë që numri i telefonit të drejtorit të kompanisë Albpetrol, Ferdinant Murati, del i pa disponueshëm për ti marrë një prononcim zyrtar rreth këtij fakti. Punonjësit e kësaj ndërmarrje ndodheshin dje para godinës së Albpetrol për shkak se donin të dinin se çdo të bëhej me fatin e tyre pasi në mesditë, aty pritej të mbërrinte edhe ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti për analizën vjetore të kësaj kompanie. Por me sa duket, Prifti është lajmëruar se aty e prisnin punonjësit e Marinëzës, ndaj ai nuk është paraqitur për të shmangur ndonjë situatë të pakëndshme apo të tensionuar me punëtorët e Marinzës, të cilët në të vërtetë përveçse të painformuar, dukeshin edhe të acaruar. Analiza 1 vjeçare e Albpetrolit është zhvilluar pa praninë e Priftit, ndërsa punëtorët e Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës Marinëz, pasi kanë pritur për orë të tëra, janë shpërndarë pa u pritur nga drejtues të tjerë të ndërmarrjes.
Urdhri i Priftit
Naftëtarët pohojnë se dy ditë më parë, drejtori i Ndërmarrjes së Prodhimit të Naftës Marinëz u ka komunikuar shefave të 8 reparteve, pesë sektorë të nxjerrje së naftës, një të shërbimeve, ofiçinës, dekantimit, urdhrin e drejtorit të vetë Muratit që asnjë punonjës nga data 1 mars nuk do të jetë në punë, do të qëndrojnë në shtëpi dhe do të paguhen me 50 % të rrogës deri në një urdhër të dytë se çfarë do të bëhet me ta. Marinza ka falimentuar, është mbyllur!, u ka thënë ai vartësve të vet të cilët këtë urdhër e kanë transmetuar tek punonjësit më të thjeshtë. Ndërsa rreth 2 mijë punonjës kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi rroga e tyre ishte e vetmja e ardhur në familjet e tyre. Nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne, kemi 35 vjet në naftë. Kemi mbajtur familjet me bukë, u rritëm me naftën, ka pohuar për gazetën, Demiri, një naftëtar me përvojë shumë vjeçare në naftë, i cili ka mbaruar teknikumin e naftës që në 1972 dhe që nga ajo kohë ka punuar në naftë. Na hodhën në rrugë, skemi me se të mbajmë familjet. Sheikët e naftës po blejnë ekipe futbolli anglezë, ndërsa shteti shqiptar po ua shet naftën të huajve. Shesin guzhinën e na kanë lënë dhomat , por ku do të gatuajmë ne që të mbajmë familjet, ka pohuar Syrjai, një tjetër naftëtar i vjetër. Pas kësaj ngjarje, ku mbetën në mes të një udhëkryqi të madh ekonomik, ata nuk dinë si të veprojnë. Greva apo protesta ata nuk mund që organizojmë, pasi siç pohojnë dhe vetë, edhe ata drejtues sindikatash që kishin, drejtoria e Albpetrolit i pozicionoi shefa kuadri në ndërmarrje të tjera, ndërsa fëmijët ua futi në punë në administratë të Albpetrolit dhe nuk ndihën më. Punëtorët e Marinëzës kanë pritur dje më kot ministrin Dritan Prifti, i cili duhet të merrte pjesë në analizën e punës 1 vjeçare të Albpetrolit, por më kot. Ai nuk ka ardhur pranë Albpetrol as për punonjësit e as për analizën 1 vjeçare. Ndërmarrja e Prodhimit të Naftës Marinëz është e para e llojit të saj dhe më e madhja për nga fuqia punëtore. Por prej pak ditësh, ajo është kthyer në një ndërmarrje gërmadhë, sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë, dhe kjo vetëm për qëllime personale të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti.
Naftëtarët u shkruajnë krerëve të shtetit: Ja masakra, ndaj Albpetrol
Sindikata e Pavarur e Naftës Patos, në bashkëpunim me një staf të përbërë nga inxhinierë nafte e specialistë me përvojë pune me mbi 30 vjet punë në këtë sektor kanë hartuar një peticion drejtuar Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, bordit drejtues të kompanisë Albpetrol si dhe Avokatit të Popullit, Ermir Dobiani. Kërkesa e tyre është mbi domosdoshmërinë e zgjedhjes së modelit të privatizimit të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rivlerësim të termave të marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura mes kompanisë Albpetrol dhe kompanive të huaja. Ndër të tjera, në këtë peticion thuhet se nga zhvillimet e kohëve të fundit në sektorin e naftës janë prodhuar ngjarje të padëshirueshme, rrjedhoja ka qenë abuzime dhe arbitraritet të ushtruar në vendburimet ekzistuese të naftës dhe shkelje flagrante të disiplinës shkencore duke shkaktuar kosto të larta që i rëndojnë vendburimeve të naftës dhe bilancit të rezervave të saj dhe rrjedhimisht ekonomisë shqiptare. Në peticion thuhet gjithashtu se kompania Albpetrol ka fuqi punëtore deri në 800 punonjës mbi organikë që marrin rrogën ose pa u paraqitur në punë, ose që paraqiten por që nuk bëjnë asnjë lloj pune, ndërkohë që një qëndrim fyes hasin inxhinierët dhe specialistët e naftës. Si rezultat i keqmenaxhimit të kompanisë Albpetrol për vitin 2010 është parashikuar një rënie prodhimi e naftës bruto deri në 115 mijë tonë gjë që e çon drejt falimentimit këtë kompani me qëllim shitjen e tij në kosto tepër të ulët. Albpetrol duhet të bëjë publikë skenarët e bërë gjatë vitit 2009 dhe gjatë këtij viti, pasi kompanitë e huaja kanë pushtuar vendburimet, thuhet në këtë peticion. Sindikata e Pavarur e Naftëtarëve, në peticionin e saj radhit një për një edhe shkeljet që ka bërë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje të kontratave me firmat e huaja që kanë aktivitet në fushën e naftës. Ndër këto shkelje, sindikata përmend se në faqen 13 të marrëveshjes në pikën 3.5.1.3 është pranuar që rënia natyrale e prodhimit vjetor të naftës për çdo pus shfrytëzimi në ranor të jetë 15 % në vit, pra jo sipas të dhënave faktike që është 5 % gjë që është në favor të firmave të huaja. Sipas naftëtarëve, po të mos shkelej kjo marrëveshje, shteti i përfitonte falas nga kompanitë e huaja pasi ka bërë shpenzime për zbulimin e vendburimit, shpimin e puseve dhe kompletimin e tyre me pajisje e makineri. Më tej, ata sqarojnë se kur një firmë e huaj merr një pus për shfrytëzim, puset e tjerë në pronësi të Albpetrolit duhet të punojnë. Por në të vërtetë kjo gjë nuk ndodh, pasi po të jenë në punë puset pranë pusit që ka marrë firma e huaj, bie prodhimi i atij pusit të kësaj të fundit. Nafta për mbulimin e kostos në marrëveshje me firmat e huaja, ka qenë 80 %. Por kjo marrëveshje është përpunuar dhe është çuar në 97 %, në favor të firmave të huaja.
Ministri injoron takimin me naftëtarët
Në kuadër të privatizimit të kësaj kompanie naftëtarët kanë kërkuar takim me ministrin Dritan Prifti, por ky i fundit nuk ka denjuar që ti presë apo të zhvillojë takime as në bazë dhe as në Tiranë. Naftëtarët pretendojnë se privatizimi i i Albpetrolit duhet të bëhet nga vetë naftëtarët, pasi kanë kontribuar me vite e vite me radhë në këtë profesion dhe punë, ndërkohë që u është premtuar statusi i naftëtarit në shumë fushata elektorale por që ende nuk u është dhënë. Sipas specialistëve të naftës, mësohet se vendi ynë ka një kapacitet rezervash gjeologjike të bazuara në 13 vendburime nafte e gazi prej 436 617 693 ton naftë dhe 13,2 miliard metër kub gaz ku deri më sot janë nxjerrë 52 milion tonë naftë bruto dhe 10,5 miliard metër kub gaz.
Kërkesat e Sindikatës së Pavarur të Naftës Patos
1- Rishikim dhe rivlerësim i termave të marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura mes kompanisë Albpetrol dhe kompanive të huaja.
2- Dhënia e pronësisë intelektuale për kontributin e dhënë në zbulimin dhe shfrytëzimin e vendburimeve të naftës dhe gazit në masën 50 % të fitimit.
3- Përdor