E Martë, 3 Nëntor 2026

Histori suksesi në Lushnje – Ndërmarrja më e madhe industriale punëson 80 gra e vajza

Pas 27 vjetësh në emigrim  Mariglen Zaka nga Divjaka, kthehet në vendlindje si biznesmen. Sot ai nuk është më djali 13 vjeçar i cili iku në vitin 1997 me gomone drejt Italisë, por një biznesmen i konfirmuar në tregjet botërore.

Eksperiencën e tij në fushën e industrisë së lehtë, e ka sjell në zonën  e Plukut duke punësuar 80 gra .

Ato vijnë nga të paktën 15 fshatra të Lushnjës  dhe Divjakës, pjesa më e madhe e të cilave i largohen bujqësisë për të punuar për herë të parë  në proceset industriale.

Të punësuarat janë të gjitha femra dhe synimi është që numri i tyre të arrij deri në 200 për një vit. Mariglen Zaka u ka mundësuar transportin urban. Për atë, gratë  janë sfiduese në proceset e punës.

Krahu i lirë i punës dhe taksat e ulëta, janë arsyet që një pjesë e biznesit sjellin investimet në Shqipëri. Kjo është ndërmarrja më e madhe industriale e punësimit të grave në Lushnje .

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›