E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Historia 12', protestë tek 'Çajupi'. Ndalohen aktivistët

TIRANË - Gjimnazistët e shkollës 'Çajupi' kishin njoftuar sot bojkotimin e mësimit, në shenjë proteste ndaj tekstit me gafa të 'Historia12'. Protesta është penguar nga drejtuesit e shkollës dhe nga policia. Të organizuar nga lëvizja "Rinia Aktive", nxënësit nuk kanë pranuar të hyjnë në orën e parë të mësimit, duke qëndruar para oborrit të shkollës. Ata thanë se "ne kërkojmë ndryshimin e tekstit të historisë i cili është i politizuar".

Disa aktivistë të organizatës "Rinia Aktive" u shoqëruan në ambientet e komisariatit nr 4 pasi u denoncuan nga drejtoria e shkollës "Cajupi" për prishje të procesit mësimor. Protesta nuk u arrit të zhvillohej pasi gjimnazistët, sipas dëshmisë së tyre, u kërcënuan nga drejtoria e shkollës me përjashtim nga shkolla apo nota të ulëta.

Në ambientet e shkollës Cajupi, i pranishëm në protestë ka qenë dhe deputeti socialist Ilir Gjoni i cili pas ndërhyrjes së policisë ka zhvilluar një takim me drejtoresh e shkollës. "Teksti i Historisë 12 është i turpshëm, si ato të neodiktaturës. I kërkova drejtorisë së shkollës të tërheqë denoncimin, pasi nuk nderon trupën arsimore", tha Gjoni.

Sipas nxënësve, drejtoria e shkollës ka bërë shantazh ndaj tyre dhe i ka detyruar që të hyjnë në mësim. Ndërkohë forca të policisë kanë qenë aty që në orën 08:00, kur edhe ishin lajmëruar nga shkolla për protestën e nxënësve.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›