E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje për gjakmarrje, i shpëton vdekjes 39 vjeçari

SHKODËR - Ka qëlluar mbi gjaksin por plumbat e kanë marrë vetëm në këmbë, ndaj është jashtë rrezikut për jetën 39 vjeçari nga Shkodra, R.Bajrami. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme, rreth orës 24:00, kur Bledar Kruja ka qëlluar me pistoletë mbi Bajramin i cili, dy vite më parë i kishte vrarë babanë.


"Shtetasi R. Bajrami, i cili ndodhej në kabinën e automjetit të tij "IVECO duke punuar pranë në një firmë ndërtimi, ka marrë dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Shkodrës. Sipas forcave blu viktima, ishte dënuar më parë për veprën penale të "Vrasjes me dashje". R. Bajrami, 39 vjeçar ka vrarë babanë e Bledarit dy vite më parë. Bëhet e ditur, vrasja e mbetur në tentativë u bë për motive hakmarrjeje. Policia ka arrestuar dy orë pas ngjarjes autorin e krimit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›