Historia 16 vjecare per pronen. Fitoi ne Strazburg, por jo truallin
Një odise e pafund dhe pa rezultat. Kjo është historia e pronarit Gëzim Bocari i cili trashëgon një nga zonat më të bukura turistike në afërsi të Vlorës. Për dhjetë vite me radhë është endur në dyer e gjykatave shqiptare vetëm për një firmë me të cilën do të mund të hipotekonte pronën e tij të njohur nga komisionet e kthimit të pronave. Peng i njerëzve me pushtet të cilët kanë ndërtuar në këtë zonë të lakmuar ai arrin të fitoje të drejtën edhe me vendim të gjykatës së lartë.
"Vendimi i Gjykatës së Lartë i vitit 2003 thotë komisioni është i detyruar të nxjerr vendimin në formën e kërkuar nga ligji, sipas kërkesës së paditësit Gëzim Bocari. Kërkesa ka qenë që atij vendimi, komisionit ti jepet forma e kërkuar, pra, të plotësohet ajo mangësi materiale që ka", tha Gëzim Bocari, pronar.
Por në Shqipëri ka njerëz me pushtet që nuk pyesin as për vendimet e Gjykatës së Lartë. Atëherë pronari kërkon rrugëdalje jashtë vendit. "Nuk u realizua as kjo, megjithëse ishte vendim i Gjykatës së Lartë, i formës së prerë, që është titull ekzekutiv. E dërguam cështjen në Strasburg, që e dënoi shtetin shqiptar për mosekzekutim të vendimit të Gjykatës së Lartë, e dënoi me gjobë. Gjoba u ekzekutua në vitin 2008", vijon ai.
Tentojnë ti mbyllin gojën me pagesën e gjobës e cila është shumë pak krahasuar me pretendimin e tij për pronën. As Strasburgu me vendimet e tij nuk i mposht lidhjet e korrupsionit shqiptar. "Kthimi fizik i pronës akoma nuk është ekzekutuar, mund të kem bërë dhjetëra letra, ministrit të Drejtësisë, do zbatohet ky vendim i Strasburgut që lidhet me vendimin e Gjykatës së Lartë. Më ktheni një përgjigje. Asnjë përgjigje. Dhe i jam drejtuar Strasburgut përsëri për mos ekzekutim të vendimit të Strasburgut. Mund të jetë rast i paprecedentë që nuk zbatohet vendimi i Strasburgut", thote Bocari.
Fundi i kësaj historie nuk dihet. Por pronari thotë se do të vazhdojë këmbënguljen për ta marrë pronën e vet ndonëse ka 16 vjet radhas që dështon në realizimin e të drejtës së vet.
Adi Darsi