E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e Pekinit, nga sheshi Tienanmen deri tek Muri i Madh

Qyteti që ka numrin më të madh të trashëgimive kulturore në botë. Nga arkitektura deri tek kultura, gjithçka duhet të dini mbi kryeqytetin kinez

sheshi TienanmenQindra vjet më parë, Pekini u ndërtua për të shpërfaqur idealin më të lartë të Perandorisë Kineze. Tani, struktura e qytetit me drejtim veri-jug dhe lindje-perëndim nuk e shpërfaq aq qartë të kaluarën perandorake, por ende gjenden gjurmët e një pjesë integrale të teorive të fengshui-t dhe bagua-së. Si një kryeqytet perandorak për 800 vjet, funksionet e Pekinit për të treguar idealet morale dhe humaniste janë më të dukshme se funksionet e banimit.
Ndoshta tani Pekini nuk është qyteti më i përshtatshëm për të banuar. Që nga lashtësia e deri më sot, Pekini ka qenë djepi i një ideologjie të rëndësishme. Ndër të gjitha qytetet e Kinës, ndoshta më idealistët mblidhen në Pekin. Në fakt, në këtë qytet shumica e banorëve mbi 30-vjeçarë që kanë arsim të mesëm, dëshirojnë të thonë se janë idealistë. Por shumica e tyre janë të vetëdijshëm, madje realistë. Natyrisht, tani idealizmi mund të jetë vetëm një parullë, mund të jetë veprimi konkret dhe një ndjenjë, mund të jetë edhe gjest kundër dëshirës për tu pasuruar
Mirëpo, në këtë qytet të paktën fjala idealizëm mund të përmendet: në masë të konsiderueshme, një grup njerëzish kujdesen për ngritjen e cilësive morale.
Pekini, kryeqyteti i Kinës, është qyteti me bazat më të shumta kërkimore- shkencore, por edhe me arsimin më të zhvilluar në Kinë. Si qendra e shkëmbimeve me botën e jashtme në shumë fusha, si politike, kulturore, ekonomiko-tregtare etj. Pekini është më tërheqës për elitën në krahasim me qytetet e tjera, si dhe nxit kultivimin e njerëzve të aftë. Pekinasit janë kryesisht njerëz të ngeshëm. Ata ose të huajt që vijnë në Pekin mund të takohen shpesh nëpër bulevarde apo parqe, pika turistike etj. Gjatë pushimeve apo fundjavës, pekinasit pëlqejnë të dalin me familjen dhe miqtë për të pirë diçka apo për të ngrënë në restorante, ose edhe të luajnë me letra. Megjithatë, përveç këtyre ata janë edhe shumë të dhënë pas veprimtarive sportive. Historia dhe kultura e pasur kanë kultivuar një atmosferë të theksuar kulturore në Pekin, i cili është qyteti që ka numrin më të madh të trashëgimive kulturore në botë. Pekini, qyteti me zhvillimin më të shpejtë në histori, po tërheq një numër gjithnjë e më të madh të huajsh, si për turizëm, ashtu edhe për të jetuar.

Muri i Madh KinezMuri i madh Kinez
Muri i Madh Kinez, me një gjatësi prej afro 10 mijë kilometrash, nis nga Shanhaiguani i qytetit Qinhuangdao të provincës Hebei dhe përfundon në perëndim, në Jiayuguan të provincës Gansu. Pjesa e Murit të Madh në Pekin ka një gjatësi mbi 600 kilometra dhe është ndërtuar kryesisht rreth vitit 1540. Segmenti i Murit të Madh që është ndërtuar në dinastinë Ming, ka një histori 450-vjeçare. Pjesët më të njohura të Murit të Madh janë Badaling, Jinshanling, Mutianyu, Juyongguang, Jiankou etj. Në të vërtetë, Pekini si një qytet i lashtë duhet ta falënderojë një burrë. Ai është perandori i parë i dinastisë Qin Yin Zheng. Ky perandor i parë, ndonëse tiran, kishte njëfarë përgjegjësie për popullin e vet. Ndërtimi i Murit të Madh është një shembull i mirë. Muri i Madh luante në atë kohë një rol mbrojtës kundër agresorëve të huaj, prandaj edhe deri në dinastinë Ming perandorët vazhduan ta ndërtonin. Më vonë Muri nuk mundi tu rezistonte agresorëve të huaj. Muri i madh është ndërtuar para 2 mije vjetësh për të kundërshtuar agresionin, por tani 8 për qind të tij ekzistojnë.

Pallati i dimrit  
Nuk mund të hyni në detin Zhongnanhai, por mund të vizitoni Pallatin e Dimrit. Në qytetin perandorak, pasi të shihni këtë oborr gjigant ku jetonin dhe punonin perandorët e lashtë, do të ndieni ritmin e jetës së pekinasve dhe kulturën e tyre. Për të njohur Pekinin, duhet patjetër ta nisni udhëtimin tuaj nga Pallati i Dimrit. Pallati i Dimrit ndodhet në zemër të Pekinit. Quhet edhe Qyteti i ndaluar dhe tani është kthyer në një muze. Ai ka qenë pallati perandorak i dinastitë Min dhe Qing (1368-1912) dhe në të kanë jetuar 24 perandorë. Ndërtesat janë vepra madhështore arkitekturore dhe janë ndërtesat më të mëdha prej druri në botë. Në Pallatin e Dimrit ka 9999 ndërtesa. Për shkak se numri i ndërtesave të tij nuk mund ta kalojë atë të Perëndisë së Qiellit, që sipas legjendës kishte 10 mijë ndërtesa, numri u përcaktua të jetë nën 10 mijë.
Sheshi Tienanmen
Sheshi Tienanmen është simboli i Pekinit dhe i gjithë Kinës. Ky shesh me histori 500-vjeçare mbetet ende më i madhi në botë. Ai jo vetëm është dëshmi e luftërave të shumta të popullit kinez për liri e demokraci, kundër pushtimeve të huaja, por është edhe vendi i shenjtë për zhvillimin e ceremonive madhështore dhe për pritjen e mysafirëve të huaj. Të gjithë ata që vijnë në Pekin, sigurisht që nuk mund të lënë pa vizituar sheshin Tienanmen. Vizita e turistëve në Pekin nuk mund të quhet e plotë nëse nuk bëjnë një fotografi me portretin e kryetarit Mao Ce Dun në sheshin Tienanmen.
Tempulli i Qiellit
Tempulli i Qiellit në Pekin është një nga komplekset më të mëdha të ndërtesave të lashta për nderimin e zotave në botë. Në Kinë ceremonia për nderimin e zotave fillon nga dinastia Zhou. Që nga dinastia Han, perandorët e dinastive të ndryshme i kushtuan shumë rëndësi kësaj ceremonie. Pas periudhës Yongle të dinastisë Ming, në çdo ditë të rëndësishme perëndorët vinin këtu për të organizuar ceremoni për nderimin e zotave dhe për të uruar për korrje të bollshme. Në qoftë se koha ishte e thatë, organizoheshin dhe ceremoni lutjeje për rënien e shiut. Koncepti kryesor i projektimit të ndërtesave të Tempulli të Qiellit është dallimi i gjerësisë dhe i lartësisë së qiellit, për të treguar madhësinë e zotave dhe vogëlsinë e njeriut. Tempulli i Qiellit shpërfaq kudo edhe konceptin e simbolikën e kulturës tradicionale kineze. Muri i tempullit, që është i rrumbullakët në veri dhe katror në jug, dhe ndërtesa e rrumbullakët me murin e jashtëm katror, simbolizojnë konceptin e kozmologjisë tradicionale kineze të qiellit të rrumbullakët dhe tokës katrore. Po të mos vish këtu, nuk mund ta njohësh plotësisht qytetin perandorak.

Pallati i veresPallati i Verës
Pallati i Verës, si qendra më e rëndësishme politike dhe diplomatike gjatë dinastisë Qing, i vendosur jashtë Qytetit të ndaluar, ka përjetuar shumë ngjarje historike. Perandoresha Ci Si ishte një pacifiste dhe meritat e saj mund të krahasohen me Ying Zheng, perandori i dinastisë Qin të Kinës së lashtë. Ajo shpenzoi fonde shumë të mëdha për të krijuar një kopsht gjigant. Pallati i Verës ka një sipërfaqe prej afro 290 hektarësh dhe ndahet në disa pjesë, si zona e aktiviteteve politike, zona e jetës së përditshme perandorake, zona turistike me malin Wanshou dhe liqenin Kunming. Turistët mund të ngjiten në malin Wanshou, të vizitojnë ndërtesën me figurat budiste, ose të vozisin në liqenin Kunming. Në digën lindore të liqenit mund të shijoni legjendat për fatkeqësitë e shkaktuara nga uji, të shihni lopë bronzi, e pastaj të pushoni në korridorin më të gjatë i përfshirë edhe në

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›