E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e artë që duhet ta ndriçojmë

NDRIÇIM KULLA

Njëra nga periudhat më të rëndësishme ku duhet të ushtrohet penda e rishkrimit të historisë sonë, është ajo e Shqipërisë në raport me Venedikun ose e thënë më saktë, e historiografisë së marrëdhënieve shqiptaro-veneciane, duke përfshirë këtu edhe raportet me Skënderbeun. Janë botuar, sidomos në vitet e fundit, një sërë librash të rëndësishëm që hedhin mjaft dritë në këtë periudhë, ndaj do të qe e vlefshme të radhisnim disa nga pikat më kulmore ku mund të shtrihen studimet e të ravijëzohen interpretimet.
Historianë të papërgatitur apo historianë shumë idealistë, deri më sot kanë arritur ti mohojnë limitet e arsyeshme të asaj që mund të pretendohet për ideale nga një Republikë që e zotëronte fuqinë e vet falë tregtisë së jashtme më shumë sesa pranisë ushtarake; nga një Republikë që qindra herë u shty në luftë për mbrojtjen e Europës e qindra herë u la e vetme përballë rrezikut.
Shumë prej tyre janë treguar të skandalizuar për regjimin e vjeljes së taksave, të ushtruara sidomos në regjimin e vend-qëndrimeve venete gjatë shekullit XV në Shqipëri; Shumë të tjerë kanë arritur të stigmatizojnë braktisjen e Krujës dhe të Shkodrës, bashkë me plogështinë e së paqtës Zonjë të rrënuar nga fuqia, që svendosi kurrë të shpaguhej. Nuk mund ta kursejmë një keqardhje të thellë ndaj saj për marrëveshjen shumë pak të ndershme me turqit, në periudhën e luftës së tyre me Skënderbeun për zotërimin e Danjës. Por nuk mund të imitojmë aspak ata lloj historianësh që, për të demonstruar vlerën e tyre kritike, mohojnë çfarëdo lloj besueshmërie të biografive të vjetra të heroit shqiptar, duke i gjykuar ato si shumë të përzemërta me Republikën Venete, për ta ngjyruar atë si armiken e tij të përjetshme dhe të pabesë. E kjo, për faktin se janë zbuluar tashmë mjaft dokumente që bashkëprovojnë vlerësimin e përhershëm dhe bashkëpunimin reciprok midis Kastriotit dhe Venecias, pavarësisht fërkimeve të vogla dhe dyshimeve të natyrshme. E në fakt, pa Venecian, që e mbronte dhe e mbështeste nga krahët, Skënderbeu nuk kish për të rezistuar aq gjatë; ashtu si pa Skënderbeun që i krijonte përpara saj një mur pritës, Venecia kish për ti humbur vendqëndrimet në Shqipëri shumë përpara  .
Janë pikërisht prurjet e reja të dokumenteve arkivore ato që hedhin poshtë kritikat dhe vlerësimet e shumë historianëve. Është pikërisht dëshmia e përhershme e popullit shqiptar ajo që e përgënjeshtron, e më  konkretisht fakti se mikja e vjetër dhe mbrojtësja e Shqipërisë mbeti gjithmonë porti ku ankoroheshin shpresat e shqiptarëve e prej të cilit niseshin pareshtur ndikime të pamatshme, por thellësisht të gjalla të frymës perëndimore, kundrejt një kombi historik evropian, mbi të cilin kish rënë nata.
Ndaj provave të shkujdesjes dhe bujarisë veneciane, popullsia shqiptare nuk u tregua kurrë as e pandjeshme, as e pakujtesë. Janë vërtet mallëngjyese shprehjet e besimit dhe besnikërisë që lexohen nëpër kapitujt dhe dokumentet veneciane për komunitetin e qyteteve shqiptare; e akoma dhe më shumë mallëngjyese, provat e heroizmit të treguar në gueriljet e pareshtura kundër rebelëve sllavë apo në luftërat e tmerrshme kundër pushtimit turk. Është për tu nënvizuar këtu devocioni gati njëshekullor i himariotëve për Venecian, duke i furnizuar shpesh ushtritë e saj ose për ti përdorur nëpër luftëra të ndryshme, ose për ti dhënë goditjen vendimtare Perandorisë Osmane.
Pas kësaj paranteze të paraqitjes historiko-njerëzore të marrëdhënieve shqiptaro-veneciane, le të shtrojmë dy pyetje a çështje, që do të qe mirë të shënjoheshin qartë. Po cili qe vallë qëndrimi i Venecias në kauzën e pavarësisë shqiptare? Cili qe vallë ndikimi i saj në mbijetesën e mrekullueshme të sentimentit nacional të shqiptarëve?
Dokumentet shqiptare dhe papnore të kohës janë të gjitha një dëshmi e gjallë e vlerësimit, ngrohtësisë dhe dashamirësie për Venecian, që mbretëronte në popullsinë shqiptare. Duke përmbledhur, mund të themi se pavarësisht nga dekadenca, nga luftërat e shpeshta në tokë dhe braktisja e fuqive të mëdha evropiane, ajo përsëri vazhdoi ti mbante gjallë shpresat e kristianëve të Lindjes, me 11 luftëra kundër turqve për plot 64 vjet, nga 318 që u zhvilluan gjithsej që nga humbja e Shkodrës, deri në rënien e Republikës Venete, pa llogaritur këtu betejat e shpeshta detare me piratët; pra një herë në çdo 5 vjet, e plogështuara Zonjë bënte luftë me turqit.
Qytetërimi, kultura, përsosuria e industrisë dhe financat e forta, të konkretizuara në një monedhë të sigurt, kishin arritur të linin në shekuj, një mendim të shkëlqyer të Venecias në Shqipëri, njëlloj si të një ideali. Në gjuhën popullore shqiptare, malli i përsosur, njeriu i mirë e i ndershëm etiketoheshin si venecianë.
Venecia qe dhe vatra më e gjallë e kulturës shqiptare, madje e kulturës më të vërtetë e më autentike shqiptare. Antike është  dyndja e studentëve shqiptarë, veçanërisht atyre kishtarë, në universitetin venecian të studimeve në Padova; në kohën e tij, punoi aty si profesor edhe humanisti i shquar shkodran Marin Beçikemi. Madje, do të qe fortësisht i dokumentuar interesimi i venecianëve për kulturën shqiptare, nëpërmjet skicimit të një bibliografie të veprave të botuara përgjatë sundimit venecian në shekuj, madje në periudha të tilla ku një libër i kulturës shqiptare ishte diçka e rrallë. Në këtë dritë, termi konvencional Shqipëria Venedikase, i përdorur nga shumë studiues, ka në bazë të vërtetën e madhe, që qytetet shqiptare të bregut lindor dhe Venediku kanë pasur shumë elementë të përbashkët të jetës qytetare, politike, ushtarake, ekonomike, madje dhe artistike. P.sh., një e dhënë historike flet se në Venedik, shqiptarët qenë më të mirët specialistë të kapeleve. Po njëlloj, ata qenë shumë të njohur edhe për prodhimin e arkivoleve, si muratorë, skalitës, furrtarë, argjendarë e deri teknikë për matjen e vëllimit të barkave. Po veçanërisht të njohur ata qenë në prodhimin e xhamit, madje përmendet një farë Nikolla Biagi si pronar i fabrikës më të madhe të xhamit në Murano, qendra e xhamit venedikas të shekullit XV.
Duke dëshiruar që të gjitha këto dije, të një lloji të ri për historinë tonë, të bëheshin sythe të një studimi më të thelluar, për ato çështje ku domumentacioni është i plotë dhe i mjaftueshëm shkencërisht, do të donim të bëhej një përshkrim rinovues edhe në tekstet tona të historisë në shkollat dhe auditorët tanë, ku është djepi i vërtetë i së ardhmes shqiptare. Këto institucione duhet ta njohin medoemos këtë raport të jetës shqiptare, me një pjesë nga më të përparuarat dhe të iluminuarat e Europës së atëhershme, sepse kjo na ndihmon ta njohim më mirë edhe raportin tonë me vetveten. Por duhet të nënvizojmë pasurinë e jashtëzakonshme që ka fituar historiografia jonë dhe tabloja e jetës shqiptare, nga dokumentet e zbuluara e të botuara mbi këto marrëdhënie, por nga ana tjetër, edhe faktin se studimet për të ashtuquajturën Shqipëri Venedikase janë veçse në një fillim. Madje, ajo që dhemb më shumë është se nuk kemi të bëjmë aq shumë me përpjekje hulumtuese, se sa përpjekje botuese. Mund të japim si shembull veprën madhore 25 vëllimshme të Zef Valentinit me titull Akte shqiptaro-venete të shekullit XIV-XV, një arkiv monumental prej 4000 dokumentesh, i shtrirë nga viti 1301 deri më 1447, fortësisht shkencor, që paraqitet pa diskutim si panorama më e plotë dokumentacionare që ekziston deri më sot për një periudhë të historisë së Shqipërisë. Zhbirimi i tyre do të na sillte besoj mjaft të papritura, siç mund të qenë p.sh., fjalët e veçuara të futura nëpër dokumentet latine e venedikase, të botuara nga Zef Valentini me titullin Në parahistori të shqipes, pra të gjetura shumë më herët se sa dëshmitë e ekzistencës së shkrimeve shqip. Për të gjitha këto arsye, ky monument i historisë sonë duhet të gjejë edhe mbështetjen e vullnetit politik (nëpërmjet ndihm

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›