E Diel, 1 Nëntor 2026

Bimet narkotike i pret fati i zhdukjes

Nga Hysni Burgaj

Kultivimi i bimeve narkotike si fenomen para disa vitesh ishte i perhapur ne te gjithe Shqiperine por sot situata eshte krejt ndryshe fenomeni ua ka lene vendin dy-tre zonave te izoluara te cilat ju siguroj qe i pret i njejti fat zhdukja njehere e pergjithmone nga harta e kultivimit te kesaj bime vrastare nga cdo pellembe toke e vendit tone.

Viti 2010 ishte nje vit i suksesshem ne drejtim te parandalimit zbulimit dhe goditjes se fenomenit te kultivimit te bimeve narkotike. Ky nuk eshte nje konstatim por nje realitet tashme i pranuar dhe i nenvizuar nga institucionet me prestigjioze nderkombetare qe monitorojne dhe perpilojne raportet per Shqiperine.

Fakti qe ne vitin 2010 kultivimi i bimeve narkotike u ul me 80 ne krahasim me vitin 2009 dhe fuqia goditese u rrit me 60 raste dhe 79 persona te proceduar penalisht tregon me se miri vendosmerine dhe vullnetin per tolerance zero ndaj ketij fenomeni.

Ketij realiteti i pergjigjet edhe qarku i Shkodres ku per vitin 2010 si e gjithe Shqiperia ka bere nje pune te jashtezakonshme ne drejtim te goditjes se ketij fenomeni me gjitha kushtet e veshtira per vete specifiken e terrenit ku eshte kultivuar.

Angazhimi i te gjitha strukturave te policise ne qarkun tuaj te mbeshtetura nga forcat e nderhyrjes se shpejte Shkoder ne disa raste dhe nga forcat speciale te kombinuara me monitorime te herepashershme nga ajri me helikoptere beri te mundur te arrihen keto rezultate te cilat i kane dhene nje goditje te jashtezakonshme organizatoreve te ketij aktiviteti kriminal jo vetem per kultivimin por dhe grupeve te trafikut te droges. Nga ana tjeter ky eshte nje mesim i mire per te gjithe ata kultivues te bimeve narkotike qe mos te genjehen mashtrohen me nga individe apo grupe kriminale qe nxisin e stimulojne kete aktivitet te paligjshem.

Duke mos dashur te perseris parafolesit e shoh me shume vend te theksoj me te madhe se kjo lufte behet me imperative dhe e domosdoshme pasi Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe ne prag te futjes ne familjen e madhe evropiane.

Arritja e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare erdhi edhe si rezultat i luftes se gjithanshme te vendosur dhe profesionale te strukturave te Policise se Shtetit.

Reformat e thella dhe te gjithanshme ne planin strukturor e profesional qe ka ndermarre Policia e Shtetit kane per objektiv luften me tolerance zero kunder cdo lloj veprimtarie kriminale e ne vecanti ndaj krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme e kultivimit te bimeve narkotike.

Nga keto reforma presim rezultate akoma me te larta pasi strukturat e Hetimit dhe Parandalimit te Krimeve si struktura pergjegjese ndaj kultivimit te bimeve narkotike kete vit kane mundesine te ndjekin  te dy fazat e planit te veprimit ate parandaluese dhe operacionale ne ndryshim nga viti i kaluar kur kete pergjegjesi e moren ne fazen operacionale si rezultat i ndryshimit te struktures.

Duke njohur potencialet ne burimet njerezore profesionale dhe mbeshtetjen logjistike qe keto struktura kane ne dispozicion si struktura me e afert me komunitetin me ben mua te besoj se rezultatet e vitit 2010 jane fryt i punes dhe bashkepunimit te shkelqyer polici-komunitet-pushtet vendor dhe se keto rezultate ne vitin 2011 do te bejne realizimin e atij objektivi te shumepritur heqjen pergjithmone nga harta e kultivimit te bimeve narkotike te qarkut te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise.

Plani i Veprimit per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike i miratuar nga Ministri i Brendshem me te cilin jeni njohur kerkon nga ju te gjithe ndjekjen dhe zbatimin me perpikmeri  te te gjitha detyrave duke u udhehequr nga ndershmeria vendosmeria dhe bashkepunimi me te gjithe aktoret dhe faktoret e perfshire ne kete plan.

Nga analiza qe kemi bere per kete fenomen ne qarkun tuaj na rezulton se ne fazen sensibilizuese nuk eshte bere sa dhe si duhet ne drejtim te parandalimit per mbjelljen e bimeve narkotike gje e cila na kushtoi shume shtrenjte ne fazen operacionale duke aktivizuar shume forca mjete e deri helikoptere per te goditur kete te keqe te madhe.

Nuk do te tolerojme asnje punonjes policie seksion komisariat apo drejtori policie qe ne kete faze te mos arrije rezultatet e pritshme duke punuar fshat me fshat e shtepi me shtepi me te gjithe perfaqesuesit e pushtetit vendor per te sensibilizuar te gjithe komunitetin ne lufte ndaj ketij fenomeni. do punonjes policie do te mbaje pergjegjesi bazuar ne nje analize te hollesishme per punen e bere lidhur me parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike. Ndaj do kerkoja nga te gjithe qe ta vleresojme dhe te punojme se bashku polici-komunitet-pushtet vendor-drejtori arsimore-shendetesi- media ne nje fushate e cila te ndergjegjesoje dhe binde te gjithe ata kultivues te bimeve narkotike se nga kultivimi i bimeve narkotike nuk ka te fituar ka vetem te humbur dhe se motoja jone eshte me mire te parandalojme se sa te denojme.

Keshtu kultivuesit shpenzojne para per mbjellje sherbime dhe ne fund i gjithe mundi i tyre shkon dem pasi goditet nga policia e pervec demit material duhet te perballet edhe me drejtesine ku denimet shkojne nga 3-7 vjet.

Po keshtu kultivimi i bimeve narkotike rrit kriminalitetin shton numrin e perdoruesve te lendeve narkotike sidomos te moshat e reja duke i stimuluar drejt rruges se krimit. E pra keta jane femijet tane keta jane e ardhmja jone. E kuptoni sa pak kohe na duhet te shkaterrojme te ardhmen e femijeve tane aq sa milionat dhe miliardat nuk e sherojne dot kete plage. Ndaj kjo eshte nje thirrje e madhe per femijet tane ndaj duhet te gjithe te bashkohemi ne lufte ndaj kesaj te keqeje.

E fituar nuk eshte as policia pasi duke u marre me kete proces shpenzohen shume forca mjete dhe energji te cilat do shkonin ne sherbime me cilesore ne ruajtjen e rendit dhe sigurise publike ne zgjidhjen e problemeve te komunitetit per te cilin ne paguhemi nga taksat e tyre.

Ne fund e humbur del e gjithe shoqeria shqiptare pasi imazhi qe percjellim me problematika te tilla ia veshtiresojne dhe zgjasin kohen e bashkimit me familjen e madhe Evropiane me te cilen ne jemi te vendosur te  bashkohemi dhe dyert jane te hapura.

Duke perfituar nga ky rast deshiroj te falenderoj te gjithe pjesemarresit ne kete takim kaq te rendesishemdhe shpreh bindjen se te gjithe se bashku drejtues te administrates publike te ketij qarku te zgjedhurit lokale media shoqeria civile si dhe komuniteti do ta vleresojne maksimalisht kete problem dhe do te bejme te mundur parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike.

Per keto arsye ne kemi kerkuar dhe kerkojme mbeshtetjen e te gjithe subjekteve dhe faktoreve pavaresisht peshes dhe rolit te drejtperdrejte apo te terthorte qe mund te kene ata per fenomenin e luftes kunder narkotikeve.

Duke perfunduar deshiroj tju siguroj  si Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit dhe si Kryetar i Shtabit Qendror te Ministrise se Brendshme per Parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike se do keni vemendjen dhe mbeshtetjen time dhe te Drejtorise se Pergjithshme ne te gjitha drejtimet per ta eliminuar kete fenomen pasi disa individe apo grupe individesh te mashtruar apo te inkriminuar nuk do mund ta pengojne Shqiperine dhe shqiptaret ne rrugen tashme te percaktuar qarte ate te integrimit ne Bashkimin Evropian.

Fjala e mbajtur sot ne Shkoder nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›