E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e bejsbollit, sportit që çmend amerikanët

3330436213_ed8c59317aBejsbolli (baseball)-është sporti që ngjall më shumë emocione dhe nostalgji tek amerikanët, se çdo sport tjetër. Ata e luajnë atë që në fëmijërinë e tyre. Loja e bejsbollit luhet midis dy skuadrave prej 9 vetash secila, që zhvillohet kryesisht në një fushë në formën e gurit te diamantit që ndryshe quhet “a baseball field”, ose “a baseball diamond”

Loja e parë e bejsbollit

Bejsbolli e ka origjinën që përpara luftës civile në Amerikë (1861-1865). Alexander Kartwright konsiderohet si babai i bejsbollit. Në 1845, ai formuloi rregullat bazë të kësaj loje të cilat qëndrojnë edhe sot e kësaj dite. Në 23 shtator të atij viti ai organizoi klubin e bejsbollit të Nju Jorkut (The Knickerbocker Base Ball Club of New York). Anëtarët e këtij klubi e bënin praktikën në Hoboken, të Nju Xhersit, sipas rregullave që kishte përcaktuar Alexander Cartwright.

Kështu në 19 qershor 1846 the Knickerbockers ishin gati për lojën e parë e rivalët e tyre. Kjo konsiderohet edhe dita e lindjes së bejsbollit në Amerikë.

Në fillim të shek. 20, shumica e qyteteve më të mëdha të Amerikës lindore kishin krijuar skuadrat e tyre të bejsbollit. Skuadrat ishin ndarë në dy klube (National & American). Gjatë sezoneve të zakonshme skuadrat luanin kundër njëra tjetrës, por ishin të të njëjtës ligë. Skuadra fituese dilte në kampionatin botëror (Duhet patur parasysh këtu që pavarësisht se emërtimi ka mbetur “botëror” është fjala për kampionat amerikan,- shëmim i përkthe.). Fituesja e së paku 4 nga 7 ndeshje të mundshme) shpallej kampionia e vitit. Ky lloj organizimi qëndron edhe sot.

Bejsbolli u bë popullor në 1920, kur lojtari i famshëm Bejb Ruth (Babe Ruth 1895-1948) i dha skuadrës së New York Jankees fitore në disa kampionate duke u bërë hero kombëtar.

Ndër dekada çdo skuadër ka patur lojtarët e vet të njohur. Një nga më të shquarit ishte Jackie Robinson (1919-1972) i Brooklyn Dodgers, një atlet i talentuar dhe guximtar, i pari lojtar afrikano-amerikan në klubet më të njohura sportive në 1947. Para atij lojtarët me ngjyrë kanë qenë të lejuar të merrnin pjesë vetëm në klubin sportiv të zezakëve. Deri në vitin 1970 për shkak të kontratave strikte pronarët e skuadrave të bejsbollit virtualisht i kishin pronësuar lojtarët. Pas këtij viti, rregullat ndryshuan dhe lojtarët ishin të lirë (brenda disa limiteve gjithsesi) për ti shitur shërbimin e tyre çdo skuadre që u pëlqente. Mosmarrëveshjet në mes të unioneve të sportistëve dhe pronarëve të skuadrave, shpesh bllokonin ndeshjet për muaj me radhë.

Thuhet që bejsbolli amerikan është prezantuar në Japoni nga një profesor amerikan që në vitin 1870. Gjithsesi bejsbolli profesionist atje filloi në 1930 me formimin e Ligës profesioniste të bejsbollit japonez. Në vitin 1990 lojtari japonez, Hideo Nomo, u bë ylli (pitcher) i skuadrës së Los Angeles Dodgers. Sot bejsbolli luhet gjithashtu në Kubë dhe në Karaibet

Pak fjalë për ikonën e Nju Jork Yankees – Lu Gehrig (Lou GEHRIG

1903 – 1941).

Lou GEHRIG Lu Gehrig u lind 100 vjet më parë, në 19 qershor, 1903, në Manhattan, në zonën ku banonin emigrantë të ardhur nga Gjermania (Manhattan’s Yorkville). Ishte pikërisht koha kur skuadra e Yankees po hapte sezonin inaugurues. Foshnja peshonte 14-pounds,( 6 kg dhe 350 gram ) një bebe gjigande, që u rrit për tu bërë një lojtar gjigand në fushën e bejsbollit, dhe që për ironi të fatit në moshën 36 vjeç u diagnostikua me një sëmundje vdekjeprurëse, e cila sot mban emrin e tij(Sëmundja e Lou Gehrig) Sëmundja ka të bëjë me degjenerimin e muskujve “amyotrophic lateral sclerosis ose ALS. Në 4 korrik të atij viti, Lu Gehrig, mbajti fjalën e tij të famshme të lamtumirës në Stadiumin Yanki, Nju Jork, para tifozëve ku në mes të tjerave tha ato fjalë që i mban mend çdo amerikan: ….në dy javët e fundit ju keni lexuar për lajmin e keq që kam marrë. Megjithatë, sot e konsideroj veten si njeriu më me fat në faqe të dheut . Kam qenë në fushën e bejsbollit për 17 vjet dhe prej jush kam marrë vetëm respekt dhe inkurajim . Jeta e tij u shua brenda dy vjetëve nga ajo ditë. Vdekja i tij për shumëkënd qe një paradoks , por ai la pas emrin e një legjende në bejsbollin amerikan.. Ai u quajt The Iron Horse. Ai qe krenaria e Yankees..Ja se çka thënë Tino Martinez, një nga lojtarët e sotëm nga më të njohur të bejsbollit amerikan, në 100vjetorin e lindjes së Lu Gehrig: “Ai luajti çdo lojë. Ai ishte imazhi që kanë lojtarët e sotëm për yankees, një lojtar që luan dhe cdo ditë, pa bërë kurrë justifikime, dhe AI dinte pikërisht se si të luante në fushë.

Ndërsa Joe Torre, (Xho Torri) -menaxher i famshëm i New York Yankees, që nga 1996 deri në 2007) është shprehur: “Lu Gehrig është modeli me të cilin mësojmë të gjithë lojtarët se si duhet të jenë.

Në vitin 1933, ndërsa Yankees ndodheshin në Washington, Dan Daniel if New York’s World-Telegram, e pyeti Lu Gehrig në lobin e Hotelit: A e dini se sa ndeshje radhazi keni luajtur deri tani?. Gehrig tundi kokën. “Jo, nuk e di. Ndoshta disa qindra. Deri atë kohë ai kishte luajtur 1,250 ndeshje, Gazetari atëherë e pyeti: Përse luani çdo ditë?. Përse nuk merrni herë pas here ndonjë ditë pushim? Por Lu Gehrig qe mësuar me rregullsinë e tij që se kishte ndërprerë kurrë. Që kur ishte fëmijë në shkollë fillore nuk kishte munguar asnjë ditë në shkollë. Madje edhe një ditë që qe sëmurë dhe e ëma e porositi të qëndronte në shtëpi,ai shkoi në shkollë. Nënës iu desh të shkonte e ta kthente në shtëpi: Skam munguar asnjë ditë në shkollë, kurrë. Besoj..kështu kam qenë e kështu do të jem, thosh Lu.

Lu Gehrig pati një karterë madhështore në sportin e bejsbollit. Ata që e njohin këtë lojë dinë edhe të vlerësojnë arritjet e tij të jashtëzakonshme. Kujtimi i Lu Gehrig është i përjetësuar në Hall of Fame të Nju Jorkut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›