E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e marredhenies sime me Kosoven po perseritet

Te nderuar miq do te kisha pasur shume deshire te ndodhesha tani atje bashke me ju per te ndare me ju gezimin tim per cmimin Rexhai Surroi tashme prestigjioz ne te gjithe boten shqiptare te letrave. Ky gezim behet edhe me i vecante per mua qe cmimi mu dha per librin Iluzione ne sirtar te cilin e konsideroj si roman te romaneve te mi. Nuk e quaj te rastit qe ky cmim per kete liber mu dha pikerisht ne Kosove. Kur para ca ditesh zoti Veton Surroi me njoftoi se ne emer te kompanise Koha nje juri e perbere nga tri personalitete te shquara te letrave dhe gazetarise ne Kosove kishte vendosur ta shpallte librin tim me te mirin e vitit pata nje emocion shume te forte. Dhe mendova se historia e marredhenies sime me Kosoven po perseritej. Une kam nje marredhenie shpirterore te thelle me Kosoven ne thelb shprehje e mirenjohjes sime. Terreni i kesaj marredhenieje eshte letersia. Ka disa momente ne jeten e individit kur ai ka te domosdoshme mbi gjithcka tjeter nje fjale te mire njerezore nje mbeshtetje morale per tu mbajtur ne realitetin e eger te se perditshmes. Gjate jetes sime ne letersi kam pasur dy momente te veshtira. Me se njezet e pese vjet te shkuara kur botova romanin tim te pare me titull Ne te tre dhe tani se fundi me Iluzione ne sirtar. Ne te dyja rastet fjala e mire vendimtare ajo se ciles je i prire ti besosh me shume me erdhi nga Kosova. Me se njezet e pese vjet te shkuara une isha ende fillestar ne letersi. Sikur romani Ne te tre te mos vleresohej pozitivisht ne Kosove ndryshe nga ne Shqiperi ku kritika zyrtare e priti me kembet e para sic e kam vene ne dukje me se nje here ndoshta mund te kisha vendosur te hiqja dore nga letersia cka nuk ndodhi. Per kete kam qene dhe u jam mirenjohes te gjithe atyre ne Kosove qe e thane fjalen e mire pa me njohur fare. Me Iluzione ne sirtar po perseritet e njejta histori nuk dua te zgjatem por ne nje tjeter kohe dhe ne rrethana te tjera. Cmimi qe me jepet shenon castin kulmor te fjales se mire. Kjo ska munguar te me thuhet edhe ne Shqiperi ku ceshte e verteta libri u be shkak i sulmeve te egra dhe fyese ndaj meje. Ne kete faze te krijimtarise sime kur nese ende nuk ka mberritur fundin nje dite natyrshem do te nise te shkoje drejt fundit ky cmim i kapercen vlerat letrare te librit ne pergjithesi dhe te miat si autor. Sipas meje ai ka vlerat e cmuara te nje mesazhi kuptimplote dhene nje shoqerie ende larg emancipimit te mirefillte qe ajo te clirohet nga komplekset te mos kete frike te shohe brenda vetes ne nje kohe kur e sotmja shpesh eshte ende peng i se kaluares cka pengon dhe frenon me nje mije menyra ecjen drejt se ardhmes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›