E Diel, 1 Nëntor 2026

Gatishmeri Ministri Vasili mbledh mjeket Te merren masa per festat

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka mbledhur sot shefat e sherbimeve te Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane. Qellimi i takimit eshte marrja e masave per festat e fundvitit. Kreu i Shendetesise ka kerkuar nga drejtuesit e pavijoneve qe te jene ne gatishmeri per te trajtuar cdo emergjence si dhe rastet e shpeshta qe vijne nga virozat per shkak te temperaturave te uleta. Ministri u shpreh gjate takimit per shkak te virozave duhet nje gatishmeri me e madhe. Nje vemendje te vecante Vasili ka kerkuar per femijet dhe te moshuarit. Kujdes femijet dhe te moshuarit pasi moti i ftohte mund te ndikoje tek shendeti i tyre - eshte shprehur ministri Vasili. Gjate festave te fundvitit ne urgjenca dhe ne spitale vihet re nje rritje e fluksit te pacienteve qe kane probleme nga konsumimi i alkoolit por edhe te rritur apo femije qe rezultojne te demtuar nga fishekzjarret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›