Historia e një prifti që ndihmoi për bashkimin e Gjermanive
Njëzet vite më parë 70 mijë persona, që të gjithë nga Gjermania Lindore morën pjesë në tubimin më të madh që ka parë ndonjherë Gjermania. Por përpara këtij manifestimi gjigant, u organizuan edhe tubime të tjera. Ky tubim parapriu aktin e historic të shëmbjes së Murit të Berlinit. Christian Fuehrer, prifti katolik i kishës së Laipcigut, i cili konsiderohet si një ikonë në Gjermani, ishte një nga iniciuesit e këtij revolucioni paqësor.
Thirrjet e në marshimet e para ishin "Ne jemi populli" si edhe "Liri". Prifit Fuehrer kujton protestën e parë që u organizua në Laipcig ku morën pjesë vetëm 2500 persona. "Ne kishim frikë ato ditë pasi ne pamë se si me qindra njerëz u vranë padrejtësisht në protestën paqësore që u zhvilluar në sheshin kryesor të Pekinit, në sheshin Tieneanmen. Për klëtë arsye ne nuk morëm asnjë fëmijë në protestën e parë."- rrëfen prifti nga Laipcigu.
Christian Fuhrer i cili tashmë është një 65-vjeçar i lumtur po jeton i qetë kohën e pleqërisë së tij i mbushur me krenarinë se ishte një pjestarët e një nga protestave më frymëzuese në historinë e njerëzimit.
Hans-Dietrich Genscher, ish-ministër i jashtëm në kabinetin e Helmut Kohl e përkufizon protestën e Laipcigut si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. "Ai organizim ishte patjetër diçka tejet e veçantë, qytetarët e Laipcigut arritën që të vrasin frikën e gjermanëvve. Ata duhen nderuar sepse ishin aktorët e një akti historik."
Pas presionit të madh të opinionit publik mbarëkombëtar nga ngjarja e 9 nëntorit kur u shemb muri i Berlinit, pas një viti të dyja Gjermanitë u bashkuan sërish pas 40 vite ndarjeje.