E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e njerëzimit në dy minuta

Nga Bing Bang tek shfaqja e njeriut, nga Da Vinçi tek Luter King, deri tek shpikja e internetit, ngjarjet që kanë bërë historinë në një video që të lë pa frymë.

Shpërthimi fillestar nga i cili besohet se nisi ekzistenca. Format e para të jetës; dinozaurët, primatët dhe më në fund njerëzit.

Shpikja e shkrimit. Perandoritë e mëdha, gjenitë e njerëzimit që e shtynë inteligjencën humane gjithmonë e më lart. Eksplorimet gjeografike, plaga e skllavërisë, revolucioni industrial, për të arritur në shekullin më tronditës dhe pranë nesh, me luftërat e mëdha, nazizmin, holokaustin, Hiroshimën, Martin Luter Kingun dhe ‘Bitëllsat’, udhëtimi i parë në Hënë dhe rënia e murit të Berlinit.

Një sekuencë tjetër kulmon me ngjarjet më të fundit dhe më afër nesh; lindja e kompjuterit, celularit, fuqia e mrekullueshme e internetit, 11 shtatori dhe luftërat që e ndoqën, Fukushima dhe tmerri i radioaktivitetit.

Etapat më të rëndësishme të historisë së njerëzimit janë shkrirë në dy minuta që vijnë përmes imazheve epokale.

Autori i videos së mahnitshme, që ka arritur rekord klikimesh në internet, është një 19-vjeçar amerikan që e ka realizuar atë në kuadër të një projekti në shkollë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›