E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, i jashtëzakonshëm

Blerim Xhemajli po e shijon momentin në Napoli. Mesfushori shqiptar e shënoi njërin nga dy golat e fitores ndaj Fiorentinës fundjavën që shkoi. “Qyteti dhe njerëzit janë të jashtëzakonshëm, të japin stimulim enorm”, deklaroi fillimisht për ueb faqen napolisoccer.net përfaqësuesi zviceran që është grumbulluar në ekipin e Ottmar Hitzfeldit për dy ndeshjet kualifikuese për botërorin ‘Brazili 2014’ ndaj Sllovenisë dhe Shqipërisë, më 7 e 11 shtator.

“Kampionati? E kemi nisur me dy fitore”, shtoi ai i cili foli për golin e realizuar ndaj Violas. “Ishte fantastike të shënoja të dielën e kaluar në San Paolo në ekipin Azzurro. Po shijoj kënaqësi të mëdha në karrierën time. Është sensacionale. Për 14 muaj në Napoli kam realizuar 4 gola. Janë eksperiencat më të bukura të karrierës sime”, vijoi ai.

Xhemajli thotë se trajneri Walter Mazzarri i vendos në fushë lojtarët që janë më në formë, kurse selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, sipas tij, i ka lojtarët e tij. Për këtë nuk luan shpesh futbollisti shqiptar nga Maqedonia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›