Historia e shqipes standarde e cmitizuar

Ne dhjetor do te mbahet konferenca Shqipja ne etapen e sotme politikat e pasurimit dhe te permiresimit te standardit nje rast ky i mire per te shkembyer mendime per te shkuaren te sotmen dhe te ardhmen e shqipes standarde.
Shqiptaret presin nga ne gjuhetaret qe duke njohur e vleresuar objektivisht te kaluaren e shqipes standarde te ndihmojme zhvillimin e saj te ardhshem jashte cdo lloj pengese e paragjykimi.
Gjuhesia shqiptare e pasluftes i ka kushtuar shume vend shtjellimit te historise se formimit te shqipes standarde. Shpjegimet e dhena prej saj gati-gati jane kthyer ne mite. Dhe kjo ishte e kuptueshme ne kushtet e mungeses se lirise.
Mitet jane karakteristike e shoqerive primitive dhe totalitare. Duhet pra te clirohemi nga mitet e se kaluares edhe ne shpjegimin e historise se shqipes standarde.
Po cilat jane sipas nesh disa nga mitet e krijuara ne shpjegimin e historise se formimit te shqipes standarde
1. Miti i superioritetit sasior te toskerishtes se shkruar.
2. Miti i njesimit te toskerishtes se shkruar.
3. Miti i dy bashkevarianteve letrare veriore.
4. Miti i koinese letrare sui generis.
Po ajo qe na shqeteson eshte se ne vazhden e miteve te se kaluares po krijohen mite te reja po per keto do te flasim nje here tjeter.
Miti i superioritetit sasior te toskerishtes se shkruar
Per te treguar nivelin e zhvillimit te variantit letrar jugor ne krahasim me variantin verior eshte shkruar se nga Rilindja e gjer me 1944 dialekti me i shkruar e me i perhapur me shkrim ne vendin tone qe vazhdimisht jugori ose se koineja letrare jugore jo vetem gjate Rilindjes por edhe ne dhjetevjetoret e mepastajme kishte pasur nje perhapje me te gjere ne shkrim sesa dy bashkevariantet veriore dhe per kete jepeshin edhe te dhena statistikore.
S. Capaliku ne studimin e tij laquoPrijes per gjeografine dhe sociologjine e letersise shqiptareraquo te botuar me 1997 ka shkruar se opinioni shqiptar i pesedhjete viteve te fundit ka qene tejet i dezinformuar ne lidhje me raportet e verteta ne mes dy dialekteve baze te shqipes... Kjo fryme mashtruese ka zgjatur deri ne ditet tona ne Shqiperi ose duke besuar apriori te dhenat e paverteta ose duke pasur deshire per ti deklaruar si te verteta.
Shkrimi shqip vazhdon Capaliku fillon me gegerishten dhe pak dekada me vone me Matrengen ne Itali nis edhe shkrimi ne toskerisht. Shkrimin ne toskerisht sa i takon numrit te veprave e ndihmon kontributi letrar i bashkesise arbereshe te Italise... Perndryshe raportet ne mes dy dialekteve te shqipes nxjerre prej librash te botuar e te shkruar brenda Shqiperise do te rezultonin ne favor te gegerishtes letrare.
Duke bere vleresimin statistikor te prodhimit letrar shqiptar S. Capaliku ka shenuar se shekulli XVII eshte shekulli i gegerishtes 6 vepra ne gegerisht dhe 1 veper ne toskerisht. Per shekullin XVIII ka shkruar se rritet ndjeshem numri i veprave ne toskerisht 15 vepra ne toskerisht dhe 8 vepra ne gegerisht.
Per shekullin XIX ka shkruar se i perket toskerishtes 131 vepra toskerisht dhe 43 gegerisht kurse per shekullin XX jep shifrat 412 vepra gegerisht dhe 318 toskerisht cka flet per superioritet te gegerishtes ne kete shekull ne raport me toskerishten.
Pra te dhenat statistikore te sjella per te vertetuar mbizoterimin e toskerishtes letrare ndaj gegerishtes letrare jane te manipuluara nga pozita te caktuara. E verteta eshte se gegerishtja letrare dhe toskerishtja letrare deri me 1944 jane zhvilluar paralelisht me dallime sigurisht edhe sasiore po keto kurrsesi nuk kane luajtur rol percaktues ne zgjidhjen perfundimtare te problemit.
Miti i njesimit te toskerishtes se shkruar
Si duhet vleresuar pikepamja e gjuhesise se pasluftes se toskerishtja prej kohe ne kohe e prej shkrimtari ne shkrimtar i percaktoi trajtat e saj se qe nga Rilindja e kendej toskerishtja mbizoteroi sidomos nga niveli mjaft i larte i njesimit.
I pare ne vetvete ky pohim duket i drejte. Eumlshte fjala per evolucion te nje dialekti te shqipes qe zhvillohet ne kohe e qe normalisht shkon drejt njesimit dhe normalizimit. Mirepo ne te njejten kohe per gegerishten pohohet e kunderta thuhet shprehimisht se nuk u krijua dot nje gegerishte e vetme e shkruar. Behet aluzion i hapet sikur ne Shqiperi funksionojne dy politika e praktika gjuhesore te kunderta nje ne jug me prirje te forta njesimi dhe nje ne veri me prirje jonjesuese.
Pohimet per nje nivel te larte te njesimit te toskerishtes letrare per vepren e Naimit nuk provohen. Studiuesit e Naimit ne vepren e tij kane verejtur lekundje ne formimin e trajtes se shquar te emrave te njerezve qe mbarojne me -o Katlloja Petroja Pavlloja Ferdinandoja por Lodovikua Llodhovikua Agamnenua Kolombua etj. ne formimin e gjinores e dhanores se shumesit te emrave pun e te vegjlet u thosh barinjet epuni te varferet gjuherat e te huajet por felliqjet e ligesivet te mjerevet udhetarevet bijt e Pellasgevet ne formimin e kallezores gjakne trupne por shpirtin Ahmetin atene e atin kalene kalne kale dhe kalin ne trajtat foljore mblerojne e zbukurojne por edhe gjelberonjene lulezonjene nxjereme dhe nxjerime te rrosh dhe te rronc mbec e mbeta. Te tjere kane verejtur ne vepren e Naimit pranine e dukurive te tilla dialektore si shurdhimi i bashketingelloreve te zeshme ne fund te fjales mi math vent u tremp etj. formimi i vetes se pare te kohes se tashme te foljeve me teme ne zanore me ane te mbareses -nj leshonj mejtonj kethenj kujtonj etj. te ashtuquajturen rase dhanore ne faltoret ne Iljadhet ne memedhet formimin e kallezores se shquar njejes te emrave te gjinise mashkullore me mbaresen -ne Ibrahimne trimne veshne Skenderbene etj. perdorimin paralel te mbaresave -im -ni -in dhe -em -ne -en per formimin e vetes se pare shumes te kohes se tashme te foljeve shohim njohim marrim nxjerrim por humbasem shohene marrene vdesene etj. perdorimin ne veten e trete njejes te se pakryeres paralelisht te formave foljore ai dil zij pij doj rrij lij kendoj haj po edhe ai pinte tepronte ikente mbaronte etj. po keshtu perdorimin paralel ne trajtat e pesores te formave behet kthehet mundohene dhe ndritonet benem te benet mbaronen trashegonen etj. perdorimin e aoristit sigmatik sundodhce kur arce mbece vajce etj. Te gjitha keto nuk flasin per nje nivel te larte njesimi te toskerishtes se Naimit po edhe te toskerishtes ne pergjithesi.
Edhe analizat qe ka bere N. Resuli per vecorite e gjuhes se shkruar te autoreve me origjine jugore hedhin drite te mjaftueshme mbi kete problem.
N. Resuli theksonte Rregulla qe ka dominuar ne shekuj ndermjet toskeve ka qene secili te shkruaje ne te folmen e tij... Keshtu Perikopea e Ungjillit eshte shkruar ne toskerishte jugore Kavalioti dhe Danieli kane shkruar ne te folmen e Voskopojes zona e Korces Muhamet Cami ne te folmen e Camerise vellezerit Frasheri Samiu dhe Naimi dhe nipi i tyre Mithati kane shkruar ne te folmen e zones Frasher - Korce Cajupi ne ate te Zagorise.
Edhe per shkrimet e F. Konices N. Resuli shkruante se ai i ktheu krahet nendialektit toske juglindor te Frasherllinjve dhe zgjodhi dialektin veriperendimor e me saktesisht te foluren qe degjohet ne Berat e ne rrethinat e tij.
Per te argumentuar mendimin e tij ai parashtron teresine e tipareve gjuhesore te se folmes se Dangellise qe karakterizojne toskerishten e shkruar te Frasherllinjve dhe qe e dallojne nga dialekti veriperendimor ose me saktesisht nga e folura qe degjohet ne Berat e ne rrethinat e tij.
Resuli jep edhe tiparet themelore te se folmes se Beratit te deshmuara ne vepren e Konices.
Edhe K. Cipo ka pranuar se Naimi shkroi ne dialekt te kulluar dhe beri mire se dialekti eshte gurra e gjalle e popullit se aty jane fshehur thesaret e gjuhes.
Proza e Naimit bashke me ate te Vretos te Mitkos e te tjereve shkrimtare toske te Rilindjes shkruante A. Xhuvani formon toskerishten e vjeter kurse ajo e mbas kesaj periudhe formon toskerishten e re. Edhe te tjere kane pranuar se ne baze te gjuhes se Naimit eshte nendialekti i Dangellise.
Ne keto rrethana eshte e veshtire te perligjet pretendimi i perfaqesuesve te gjuhesise se pasluftes per pranine e nje koineje letrare gjithejugore me nje baze te gjere dhe me nje nivel te larte te njesimit.
Miti i dy bashkevarianteve letrare veriore
Perfaqesuesit e gjuhesise se pasluftes shkruanin se nga Rilindja e kendej nuk u krijua dot nje gegerishte e vetme e shkruar po dy ajo e Shkodres e ajo e Elbasanit ose se varianti letrar verior ishte i perbere nga dy bashkevariante bashkevarianti letrar verior i mesem qe ishte bashkevarianti mbizoterues dhe bashkevarianti skajor veriperendimor ose sic eshte quajtur nganjehere shkodranishtja letrare me nje perhapje mjaft te ngushte.
Te dhenat statistikore te sjella nga gjuhesia e pasluftes nuk e vertetojne kete pikepamje. Eumlshte shkruar prej tyre se brenda viteve 1878 e 1910 librat shqip te botuar ishin 234 nga te cilat 6060 ne toskerisht pa arberishten e 3375 shkodranisht pa te folmet e ndryshme gege te cilat perfaqesohen me 1. Pra vetem 1 e veprave te shkruara ne gegerishten letrare nuk ishin ne shkodranisht. A nuk verteton ajo se nga Rilindja e ketej nuk funksiononin dy gegerishte ajo e Shkodres dhe ajo e Elbasanit sic shkruan i njejti autor dy faqe me siper.
Kurse per periudhen 1800-1910 jepet shifra prej 4.33 per shkallen e perdorimit te te folmeve te tjera te gegerishtes perjashtuar shkodranishten rreth 33. Po kjo shifer cfare tregon
Eumlshte e qarte pra se statistikat e sjella nga vete perfaqesuesit e gjuhesise zyrtare te pasluftes provojne se ne Shqiperi deri ne vitin 1910 funksiononte vetem nje gegerishte ajo veriore a veriperendimore.
Jane domethenese lidhur me kete problem diskutimet e bera ne mbledhjet e Komisise Letrare Shqipe ne Shkoder me 21 nentor 1916.
Sipas Sotir Pecit sot per sot te shkruem jane vetem dialekti i Shkodres edhe i Toskenis. Per Fishten mungonte nje letersi ne dialektin e Elbasanit kurse per Gurakuqin letersia e shkruar ne dialektin e Elbasanit perfaqesohej nga shkrimet e Kristoforidhit. Kurse Gjergj Pekmezi e Sotir Peci mendonin se shkrimet e Kristoforidhit ishin nde nji gjuhe gegnishte te perzime.
Po me mire le tu drejtohemi edhe nje here statistikave. Duke analizuar te dhenat e sjella nga S. Capaliku lidhur me vendlindjet dhe vendbanimet e shkrimtareve te marre ne shqyrtim prej tij del se numri i shkrimtareve me origjine nga Shqiperia veriore ne raport me ata me origjine nga Elbasani eshte per shekujt XVI-XIX 24/2. Po te fusim ne nje grup me shkrimtaret me origjine nga Elbasani edhe ato me origjine nga Tirana dhe Durresi raporti do te ishte 22/4. A. Capaliku ne librin e tij duke folur per letersine shqipe te shekullit XIX ka shenuar se ne kete shekull duket se qendrat e tjera gege pervec Shkodres ishin shuar.
Ketu eshte me interes te shenohet gjithashtu qe E. Cabej kur shenon qe letersia jone kombetare vjen si rrjedhoje e derdhjes ne lumin e letersise kombetare te shekullit XIX e tri qarqeve parakombetare sic jane Qarku katolik i Shqiperise Veriore Qarku italo-shqiptar dhe Qarku ortodoks i Shqiperise Jugore nuk le kurrfare dyshimi per mundesine e pranise se nje qarku te Shqiperise se Mesme apo te Elbasanit.
Pra duhet pranuar qe ne Shqiperi ne periudhen 1860-1912 po edhe me vone funksiononin dy variante te shqipes se shkruar toskerishtja ne jug dhe gegerishtja veriore a veriperendimore ne veri keshtu qe duhen te dhena te tjera per te vertetuar tezen e pranise se dy bashkevarianteve veriore. Pra te dhenat e letersise artistike te gjysmes se pare te shekullit XX nuk i konfirmojne pohimet e perfaqesuesve te gjuhesise se pasluftes qe nuk u shkrua nje gegerishte po... dy ajo e Shkodres e ajo e Elbasanit... ose se varianti letrar verior ishte i shprehur ne dy bashkevariante - ne bashkevariantin e mesem e ne ate veriperendimorin.
Te dhenat e letersise provojne se ne Shqiperi funksiononin gegerishtja letrare dhe toskerishtja letrare. Ne themel te gegerishtes letrare ishte gegerishtja veriperendimore me shfaqjet e veta specifike nga njeri autor tek tjetri. Pra ne baze te gjuhes se shkruar te Fishtes te Koliqit te Migjenit te Mekulit po edhe te te tjereve me te hershem si D. N. Nikajt N. Mjedes Prenushit ishte gegerishtja veriperendimore e cila pas vendimeve historike te Komisise Letrare te Shkodres synonte gjithnje e me shume drejt formave me te pergjithshme po gjithmone brenda makrosistemit dialektor te gegerishtes.
Edhe per toskerishten letrare mund te thuhet pa frike se gabojme e njejta gje. Pra edhe toskerishtja e Konices e M. Frasherit e Nolit e A. Asllanit e L. Poradecit e M. Kutelit e S. Spases etj. po shkonte drejt formave gjithnje e me te pergjithshme po gjithmone brenda makrosistemit dialektor te toskerishtes pa thithur e bluar sic pretendojne perfaqesuesit e gjuhesise se pasluftes ne strukturen e saj elemente te bashkevarianteve letrare veriore.
Miti i koinese letrare sui generis
Ne raportin e mbajtur ne Kongresin e Drejtshkrimit me 1972 eshte mbrojtur pikepamja se nensistemet e gjuhes letrare te para ne teresine e tyre komplekse na lejojne te arrijme ne perfundimin se gjuha letrare shqipe eshte formuar e po perfundon kristalizimin e saj si nje koine letrare sui generis e cila ngerthen ne strukturen e saj elemente themelore te perbashketa te shqipes dhe elemente te rendesishme dalluese te dy dialekteve... ne raporte here te barasvlershme e here jo te barasvlershme.
Ajo qe terheq vemendjen ketu eshte se E. Hoxha e kishte paraqitur kete pikepamje qe me 15 qershor 1955. Ja si shkruante ai Gjuha e sotme letrare shqipe nuk eshte toskerishtja e ngritur drejtperdrejt ne gjuhe kombetare po eshte ndertuar mbi bazen e elementit te perbashket te shqipes duke thithur njekohesisht ne perpjesetime te ndryshme edhe elemente te vecanta te rendesishme nga struktura fonetike gramatikore e leksikore e te dy dialekteve E. Hoxha Vepra V 12 f. 558. Nje koincidence disi e cuditshme po gjithsesi domethenese per koordinimin e veprimeve te perfaqesuesve te partise me ato te shkences se pasluftes per problemin ne fjale.
Ketu duhet theksuar qe pikepamja per integrimin e tipareve dalluese te dy dialekteve ne nje strukture te vetme gjuhesore kombetare nuk merr parasysh teorine e sistemit gjuhesor.
Sistemi i gjuhes letrare nuk mund te jete rezultat i zgjedhjes se elementeve themelore te perbashketa dhe elementeve te rendesishme dalluese te dy dialekteve po i ngritjes ne norme te nje sistemi te caktuar qe ne rastin tone perputhet me sistemin dialektor te toskerishtes ose po shkuam me tej me sistemin dialektor te toskerishtes veriore. Kjo zgjedhje nuk ka lehtesuar sic pretendohet bashkeveprimin nderdialektor midis varianteve letrare dialektore po ka lehtesuar ose favorizuar kristalizimin e gjuhes letrare shqipes standarde mbi bazen e toskerishtes veriore.
Dukurite e sjella ne studimet e pasluftes per te vertetuar bashkeveprimin ose integrimin e tipareve dalluese te dy dialekteve te shqipes nuk jane tipare dalluese te dy dialekteve te shqipes.
Eumlshte nje gje e njohur qe dy dialektet e shqipes dallohen nga njeri-tjetri me se forti ne sistemin fonetik. Dallimet ne sistemin fonetik lidhen kryesisht me dy vecori kryesore qe jane hundoresia dhe gjatesia. Nga keto vetem i pari ka vlere te plote absolute per dallimin e dy dialekteve te shqipes kurse i dyti ka vlere te kufizuar relative meqenese dhe ne toskerishte te folmet jugore te saj e kane kundervenien sipas gjatesise. Me rendesi dhe me vlere te plote dalluese eshte edhe prania e fonemes zanore te theksuar e ne toskerishten dhe mungesa e saj ne gegerishten geg. nan / tosk. nene. Keto mund te vleresohen si tiparet dalluese me te rendesishme ne sistemin fonetik te dy dialekteve te shqipes meqenese lidhen me inventarin e fonemave dhe vecorite e funksionimit te sistemit fonetik te dy dialekteve te shqipes. Tiparet e tjera dalluese ne fonetike jane me pak te rendesishme. Kesaj kategorie tiparesh dalluese i perkasin prania e fonemes r ne toskerishte ne nje grup fjalesh qe ne gegerishte dalin me fonemen n geg. bana / tosk. bera prania ne gegerishte e togut tingullor vo- ne fillim te disa fjaleve qe ne toskerishte dalin me togun tingullor va- geg. voter / tosk. vater dhe prania ne toskerishte e grupit te zanoreve ua i cili ne gegerishten del ne variantet ue aue u au ou tosk. perrua / geg. prrue prru prraue prrau prrou. Keto tipare lidhen me perndarjen e fonemave dhe si te tilla kane vlere me te vogel.
Ne sistemin morfologjik dukuria kryesore qe dallon gegerishten nga toskerishtja eshte prania ne gegerishte e paskajores me me - pjesoren geg. due me punue / tosk. dua te punoj. Ne toskerishte paskajores me me i pergjigjen format e lidhores. Pra tiparet e sjella per te vertetuar integrimin e tipareve dalluese e theksojme dalluese dialektore ne sistemin e gjuhes letrare te njesuar nuk jane te tilla dalluese. Ato jane te nje natyre leksikore e fjaleformuese dhe nuk kane te bejne me sistemin fonetik e morfologjik qe perbejne bazen dialektore te gjuhes letrare.
Duhet te jete e qarte se kur flasim per baze dialektore te gjuhes letrare e kemi fjalen per tiparet dalluese fonetike dhe morfologjike qe dallojne dy dialektet e shqipes. Ato percaktojne bazen dialektore te gjuhes letrare kurse sistemet fjaleformuese dhe leksikore jane te hapura dhe si te tilla ato nuk mund te jene percaktuese per bazen dialektore te gjuhes letrare.
Keshtu qe nuk eshte e vertete qe sistemi fonetik i gjuhes letrare shqipe i eshte nenshtruar nje bashkeveprimi te gjere nderdialektor ose qe ne bazen fonetike te gjuhes letrare shqipe pervec elementeve te perbashketa jane gershetuar elemente e vecori dalluese te dy dialekteve te shqipes. Kjo vlen edhe per strukturen gramatikore.
Ne pajtim me Xh. Bajron ne mendojme se para vitit 1944 dy variantet letrare te shqipes ai i veriut dhe ai i jugut kane bere nje jete te vecuar duke u ushqyer vetem nga te folmet popullore te truallit arealit perkates. Ndermjet tyre nuk ka pasur marredhenie nderveprimi. Pas vitit 1944 toskerishtja letrare u be shqipe standarde dhe pasi u be e tille filloi marredheniet me gegerishten letrare e me te folmet popullore te veriut si marredhenie te standardit me nje rrafsh me te ulet te tipit dialektor.
Pra gjuha letrare shqipe ose shqipja standarde ne te vertete eshte toskerishtja letrare e standardizuar. Per standardizimin e saj sic dihet kane punuar institucione te specializuara e gjuhetare me merita. Ky perben edhe rezultatin me te rendesishem te gjuhesise shqiptare te pasluftes. Pra pushteti vuri ne dispozicion te normezimit te pastrimit e te pasurimit te shqipes standarde me baze toskerishten forcat kryesore shkencore te vendit dhe rezultatet jane te qarta po keshtu edhe dobesite qe lidhen me qendrimin e pushtetit te kohes ndaj gegerishtes letrare dhe me pasaktesite e krijuara ne shpjegimin e historise se formimit te shqipes standarde per shkak te politizimit te tij nga perfaqesuesit e gjuhesise zyrtare shqiptare.