E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e stampuar në pulla poste

Historia e nje kombi mund te tregohet dhe deshmohet ne shume menyra qe nga dokumentet e shkruara, monumentet, piktura, numizmatika por edhe filatelia. Sa me te hershme te jene pullat dhe filatelia aq me teper tregohet per historine dhe zhvillimin e nje vendi.

Por si shkruhet historia e nje vendi ne nje pulle te vogel postare? Idete na i qarteson jo vetem biseda me dy koleksioniste te njohur shqiptare Bajram Peci dhe Nikolla Xharo por me se shumti koleksioni i tyre i pasur te cilin do te mund ta zbuloni te plote ne emisionin Almanak.

"Pulla e pare postare e cila ka statusin e pulles se pare", tha Bajram Peci, kryetar i shoqates se koleksionisteve. "Une jam vetem nje kokerr rere ne ate shkretetiren e madhe te koleksionisteve qe mund te quhet. E them keshtu sepse keto koleksione jane shume te pasura, jo thjesht ne vlere monetare", tha Nikolla Xharo, koleksionist.

Filatelia eshte nje nga fushat me te veshtira por edhe me apasionuese e cila pertej deshmimit te nivelit te komunikimit ne nje periudhe te caktuar rrefen edhe per nivelin e zhvillimit shoqeror, historik dhe politik te tij.

Pulla e pare postare ne bote daton ne vitin 1840 ne Angli, ndersa pulla e pare e mirefillte shqiptare daton me 5 maj 1913. Filatelisti me i njohur ne historine shqiptare eshte Lef Nosi. Ne Shqiperi jane me shume se 120 filateliste qe koleksionojne pulla dhe karta postale por te besh nje ekszpozite filatelike ngjan nje sipermarrje gati e pamundur edhe pse motivi eshte qesharak. "Ne jemi ne nje vend qe nuk bejme dot as ekspozita kombetare, e te pakten as ballkanike, sepse Shqiperise i mungojne stendat e ekspozimit", vijon Peci.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›