E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi amerikan, shtim fondesh për Afganistanin

Kongresi amerikan miraton shtimin e fondeve për Afganistanin. Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara e kanë miratuar masën urgjente për financimin e “shtimit” të trupave në Afganistan, të propozuar nga presidenti Barak Obama. Tani legjislacioni pret firmën e presidentit që të hyjë në fuqi.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 301:114 në favor të legjislacionit, me të cilin përfshihen afro 37 miliarda dollarë për konfliktin në Irak dhe për dërgimin e 30 mijë ushtarëve shtesë në Afganistan, sipas strategjisë së re së presidentit Obama.

Rreth 33 miliard nga kjo paketë do të përdoren për misionin e ri të trupave amerikane në Afganistan të urdhëruar nga presidenti si pjesë e strategjisë së tij të re për t’u prerë hovin forcave talebane në konfliktin nëntë vjeçar.

Legjislacioni e ka vlerën prej gjithsej 59 miliarda dollarësh, e në të parashikohen fonde dhe për katastrofat natyrore në Shtetet e Bashkuara, ndihmat për Haiti e për veteranët e luftës në Vietnam. Shpenzimet shtesë vijnë para së gjithash si pasojë e dërgimit të 30 mijë ushtarëve të tjerë në Afganistan. Shtimi masiv i trupave është pjesë e strategjisë për Afganistanin e presidentit amerikan Barack Obama e prezantuar në fund të vitit të kaluar.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›