E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, Berisha publikon videon nga vizita e Baker: Një nga ngjarjet më të rëndësishme

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha, ka vendosur që me anë të fotove dhe videove që do të publikojë çdo ditë në rrjetin social Facebook, të zbulojë historinë e vërtetë të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Berisha ka publikuar video nga momenti i vizitës në Shqipëri të sekretarit të shtetit James Baker më 22 qershor 1991.

Kjo vizitë, thotë Berisha, vinte pas 45 viteve ndërpreje të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga etërit shpirtëror dhe biologjikë të Edi Ramës, që sipas tij, vendosën diktaturën e egër stalinste dhe rreshtuan Shqipërinë në anën e Rusisë.

“Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video! Miq, për shkak të fallsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më  thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre. Në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve miqësore shqiptaro-amerikane, vizita më 22 qershor 1991 e sekretarit të shtetit James Baker mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme. Ajo ishte vizita e parë e atij niveli në historinë e këtyre marrëdhënieve.

Vizita vinte pas 45 viteve të ndërprerjes së këtyre marrëdhënieve nga etërit shpirtëror dhe biologjik të Edi Rames, të cilët vendosën diktaturën e egër stalinste dhe rrjeshtuan Shqiperinë në anën e Rusisë. Sekretari Baker në fjalën e tij para gjysëm milioni shqiptarësh dhe mbarë botës solli nga presidenti George H. Bush dhe vendi i tij i madh – mesazhin e lirisë dhe – të miqësisë për shqiptarët dhe – mbështetjen e hapur për Partinë Demokratike, opozitën shqiptare. sb”, shkruan Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›