E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Rama la peng pronat publike për llogari të inceneratorëve”, Meta publikon dokumentat: Shumë shpejt nxjerrim fakte të rënda

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media, ka publikuar disa fakte të reja për atë që e quan skandali i djegësave fiktivë (inceneratorëve). Sipas Metës, qytetarët janë njohur vetëm me majën e ajsbergut, por qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të kësaj skeme pronat publike të cilat janë lënë peng në banka të ndryshme për paratë që shkojnë përtej detit. Meta theksoi se shumë shpejt do të paraqesin para mediave dhe shumë fakte të reja të rënda.

“Sot do të bëjmë publike disa fakte të reja për djegësat. Deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut. Keni parë që njeërz që janë larguar nga kjo jetë, të moshuar që jetojnë në azile figurojnë me firma të falsifikuara dhe kanë xhiruar me miliona euro për llogari të kësaj organizate. Pamë barinj në Greqi, firmat e cilëve janë falsifikuar, pasi pamë edhe se si fondet e minisrtisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të bujqësisë, kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale. Sot do tregojmë si qeveria shqiptare, me kokën e kësaj afere që është kryeministri Rama ka vënë në dispozicion të kësaj skeme edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka të ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit. Jo vetëm kaq, por edhe më larg”, tha Meta.

Ndërsa Koordinaorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj I ka bërë thirrje SPAK që të hetojë skandalin që të mos tronditet besimi i shqiptarëve te sistemi bankar.

“Neni 5/2/2 e kontratës koncesionare me Inceneratorin e Tiranës e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci, peng, kolateral për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë gjithsesj 8 kredi, rreth 16 mln dollarë.  Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte”, tha Shehaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›