Historia shqiptare e familjes se Chris de Burgh

Lajmi është publikuar në gazetën britanike Daily Mail pas zbulimit që bëri vajza e këngëtarit, modelja Rosanna Davison gjatë një spektakli televiziv.
Chris de Burgh lindi në Argjentinë në vitin 1984. Ishte djali i diplomatit britanik Charls Davison dhe irlandezes Maeve Emili de Burgh. Ai zgjodhi mbiemrin e së ëmës për karrierën artistike.
Në vitin 1951 familja Davison u vendos në Maltë e më vonë ata e quajtën Rabatin, kryeqytetin e Marokut, si shtëpinë e tyre.
Puna e familjes Davison lidhet me komplotin anglo-amerikan për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri që kishte nisur që në vitin 1949.
Pjesë e një operacioni të koduar “I cmuari”, cifti u përpoq të stërvisë dhe të përgatisë një grup anti-komunistësh shqiptarë. Në Maltë koloneli Davison u mësoi atyre si të mbanin armët apo si të përdornin eksplozivë, ndërsa e shoqja u mor me detyrën e dëshifrimit të mesazheve mes Shqipërisë dhe Britanisë.
Ciftit nuk i ishte thënë se grupeve shqiptare që ishin dërguar me misionin për të rrëzuar regjimin komunist kishin patur një fund tragjik në atdhe. Shumë prej tyre ishin kapur dhe ekzekutuar. Agjentët që përgatiti dhe stërviti cifti Davison u përballën me të njëjtin fat. Vetëm njëri prej tyre mbijetoi dhe u arratis për në Jugosllavi, vendi fqinj me Shqipërinë.
Pati dyshime të forta se autoritetet shqiptare asokohe ishin paralajmëruar dhe më vonë u zbulua se shefi i Davison, Kim Filby kish qenë një agjent i dyfishtë kur ai dezertoi për rusët. Operacioni mori fund, familja Davison u kthye në Angli, më pas në Nigeri, Kongo e së fundmi në Irlandë.