E Diel, 1 Nëntor 2026

Historianët: Smund të ndryshohet fakti që osmanët ishin pushtues, me ta patëm beteja të përgjakshme

metqHistorianët shqiptarë kanë reaguar në lidhje me pretendimet e historianëve turq dhe qeverisë së këtij vendi, të cilët janë duke u përpjekur të krijojnë idenë se ata nuk kanë qenë pushtues të mirëfilltë, dhe as që kanë kryer vepra të përgjakshme.

Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta dhe historiani Romeo Gurakuqi thonë se nuk mund të ndryshohet fakti që osmanët kanë qenë pushtues dhe me ta janë zhvilluar beteja të përgjakshme.

Turqit në Ballkan dhe në Shqipëri kanë ardhur si pushtues e do të thosha se shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre si popull. Nuk mund të përdoret qenia e disa nëpunësve shqiptarë në Turqi, që ishin një minorancë. Nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar. Ata ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit sigurisht kanë qenë timoni drejtues, forca, pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush, tha Meta.

Shqipëria ka qenë për pesë shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjëja e parë që duhet bërë është ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual- sot. Bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë, tha Gurakuqi.

Sa i takon pretendimit të historianëve apo qeverisë turke për rishikim të historisë shqiptare mbi periudhën e Perandorisë Otomane, studiuesit pranojnë se debatet shërbejnë, por historia duhet të thotë të vërtetën.

Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj sa të sakta janë dhe sa të pasakta do të dali nga rezultatet e këtij debati, tha Meta.

E vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme është zbatimi I kritereve shkencore. Do të duhet të jemi të kujdesshëm në heqjen e termave pezhorativë nëqoftëse do të ekzistojnë, tha Gurakuqi.

Turqia është duke ushtruar një presion të madh, sidomos në Kosovë, për ndryshimin e teksteve të historisë, në mënyrë që të zbutet qëndrimi ndaj periudhës së pushtimit osman./b.l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›