E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historianët dhe shoqatat kundër ndarjes së ujërave me Greqinë

Shoqata Labëria në bashkëpunim edhe me shoqata të tjera ka bërë apel parlamentit që të mos ratifikojë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e ujrave territoriale. Të pranishëm në këtë aktivitet i cili u zhvillua te Muzeu Kombëtar kanë qenë të pranishëm historianët Pëllumb Xhufi, e Arben Puto si dhe studiues të tjerë të cilët kanë shpjguar me argumente e fakte se pse nuk duhet të ratifikohet kjo marrëveshje.
Ndërkohë nëpërmjet kësaj marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë Greqia përfiton 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Konkretisht, vetëm nga Kepi i Stillos, përballë gjirit të Kërkyrës, në hyrje të ngushtesës veriore të Korfuzit, pala greke ka përfituar 2.9 km2; nga shkëmbi Barketa, 1.5 km2. Marrëveshja është miratuar nga komisioni i Ligjeve dhe më 19 tetor do të diskutohet në parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›